
Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë tërhequr vëmendjen e publikut me paraqitjen e tyre së bashku në Paris. Edhe pse prej vitesh kanë ndarë rrugët në aspektin sentimental, dy artistët po kalojnë disa ditë pushimi në kryeqytetin francez së bashku me vajzën e tyre, Renee.
Nga momentet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se ata po shijojnë kohën në familje, duke vizituar atraksionet e qytetit dhe duke krijuar kujtime të bukura me të bijën.
Nuk është hera e parë që Nora dhe Roberti zgjedhin të udhëtojnë së bashku për lumturinë e Renee. Marrëdhënia e tyre e respektueshme dhe bashkëpunimi si prindër kanë marrë vlerësime të shumta nga ndjekësit, të cilët i konsiderojnë shembull të një raporti të shëndetshëm pas ndarjes.
