
Pas ndarjes së bujshme nga Jashari, e cila u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, influencerja e njohur Hati duket se ka lënë pas të shkuarën dhe po shijon një kapitull të ri në jetën e saj personale.
Së fundmi, faqja “Joq Albania” ka publikuar disa pamje ku Hati shihet në shoqërinë e një djali misterioz. Në imazhet që po qarkullojnë në rrjet, dyshja shfaqet mjaft e afërt me njëri-tjetrin, çka ka nxitur menjëherë aludime për një lidhje të re.
Edhe pse deri më tani Hati nuk ka reaguar publikisht për zërat që po qarkullojnë, fotografitë kanë mjaftuar për ta rikthyer atë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Ndjekësit nuk kanë ngurruar të komentojnë, ndërsa shumë prej tyre besojnë se influencerja ka mbyllur përfundimisht kapitullin e kaluar dhe ka gjetur sërish dashurinë. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një romancë të re apo thjesht për një miqësi.
