KreuCelebrity

"Meritoni i zënë" këngëtari kapet mat në mes të emisionit duke puthur...

"Meritoni i zënë" këngëtari kapet mat në mes

Moderatori dhe reperi i njohur, Meriton Mjekiqi, duket se po shijon një periudhë të qetë në jetën e tij personale.

I ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, foli shkurt për statusin e tij sentimental, duke lënë të kuptohet se është i lumtur në këtë fazë të jetës.

Një koment nga moderatorja Marina Vjollca gjatë bisedës ngriti dyshime për një lidhje të re, duke e kthyer momentin në një nga më të komentuarit e intervistës.

Marina Vjollca: Ne jemi duke folur dhe unë shikoj Meritonin, që puth një njeri në kamera. Me kë po puthesh ti?

Meriton Mjekiqi: Ishte nipi im, më kishte parë live dhe më thirri edhe e putha.

Marina Vjollca: Thashë mos zbulova ndonjë ekskluzivitet kështu. Ndonjë gjë tjetër nuk kemi pas nipit?

Meriton Mjekiqi: Jam i lumtur, jam mirë në jetën time.

Marina Vjollca: E morëm ekskluzivitetin, Meritoni i zënë. Kaq.