KreuCelebrity

Pas Olës dhe Adit zbulohet çifti më i ri i Ferma Vip 3?

Pas Olës dhe Adit zbulohet çifti më i ri i Ferma Vip 3?

Finalja e edicionit të tretë të Ferma VIP u zhvillua mbrëmjen e djeshme, ku kurorëzimi i fitueses shkoi për poeten Mimoza Ahmeti, në një finale të mbushur me emocione dhe surpriza.

Megjithatë, pas mbylljes së spektaklit, vëmendja e publikut është zhvendosur te disa momente të prapaskenës që po qarkullojnë në rrjet. Në qendër të tyre janë dy ish-pjesëmarrës të formatit, Malbora Gurra dhe Ervin Kapaj, të cilët janë parë pranë njëri-tjetrit në studio.

Gjatë një videoje të publikuar në Instagram nga opinionisti i sezonit, Ermal Mamaqi, dy ish-fermerët shfaqen të ulur krah për krah, ndërsa nuk munguan as batutat dhe ngacmimet me humor.

Me stilin e tij karakteristik, Mamaqi i pyeti me humor nëse mes tyre kishte lindur diçka më shumë se një miqësi, duke komentuar se “shkojnë shumë bashkë”. Në këtë moment, Malbora u përgjigj me ironi se ajo e mendonte një gjë të tillë, por sipas saj Ervini nuk ishte i të njëjtit mendim.

Nga ana tjetër, Ermal Mamaqi e vazhdoi shakanë duke lënë të kuptohej se Ervini ka simpati për të, duke e shoqëruar situatën me batuta dhe urime të improvizuara për “çiftin e ri”.


https://www.instagram.com/reel/DZnjDZrNc4y/?utm_source=ig_embed&ig_rid=Av7GyPIHy_Ah76wqjyL184I

 

Pavarësisht komenteve që u përhapën shpejt në rrjete sociale, momenti mes tyre duket se ka qenë thjesht një shkëmbim humori mes ish-konkurrentëve dhe opinionistit, pa konfirmuar asgjë serioze përtej miqësisë dhe atmosferës së spektaklit.