Neymar do të bëhet baba për herë të pestë. Futbollisti brazilian dhe partnerja e tij, Bruna Biancardi, kanë konfirmuar se janë në pritje të një vajze.
Lajmi u bë publik përmes një videoje të shpërndarë në YouTube, ku çifti shfaqet së bashku me familjen e tyre. Në klip marrin pjesë dy vajzat e tyre, Mavie dhe Mel, si dhe djali i Neymar nga një lidhje e mëparshme, Davi. Në një moment të videos, familja lyen njëri-tjetrin me bojë rozë, duke zbuluar kështu gjininë e foshnjës.
Bruna Biancardi e ndau videon edhe në Instagram, duke e shoqëruar me mesazhin: “Kemi disa lajme për t’ju treguar”.
View this post on Instagram
Fëmija i ardhshëm do të jetë i dyti për çiftin Neymar–Biancardi. Futbollisti ka gjithashtu një vajzë tjetër, Helena, e lindur në vitin 2024, nga një marrëdhënie e mëparshme, si dhe djalin Davi, duke e çuar në pesë numrin total të fëmijëve të tij.
Ndërkohë, Neymar po kalon një periudhë të vështirë edhe në aspektin sportiv, pasi është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në pulpë të këmbës. Ai nuk është bashkuar ende me kombëtaren e Brazilit, ndërsa stafi mjekësor po vlerëson gjendjen e tij.
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se sulmuesi po punon intensivisht për rikuperimin dhe mund të rikthehet në stërvitje në ditët në vijim.
Ky turne mund të jetë një nga të fundit për Neymar me kombëtaren, pasi vetë lojtari ka lënë të kuptohet më herët se kjo Botëror mund të jetë “vallëzimi i fundit” i tij në skenën ndërkombëtare.
