KreuCelebrity

Tom Holland flet për herë të parë për martesën me Zendaya: “Kam gjetur personin tim”

Tom Holland flet për herë të parë për martesën me
Tom Holland ka folur hapur për marrëdhënien e tij me Zendaya, duke konfirmuar se dyshja tashmë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, pas muajsh spekulimesh për jetën e tyre private.

Në një intervistë për Esquire U.K., aktori britanik u shpreh se ndihet më i lumtur se kurrë pranë yllit të “Euphoria”, të cilën e konsideron jo vetëm partneren e jetës, por edhe shoqen e tij më të mirë.

“Kam gjetur personin tim. Ajo është shoqja ime më e mirë dhe jam më i lumtur se kurrë kur jam me të”, tha Holland.

Sipas aktorit, fakti që të dy janë pjesë e së njëjtës industri i ka ndihmuar të krijojnë një mirëkuptim të veçantë dhe të mbështesin njëri-tjetrin në çdo hap të karrierës.

Historia e dashurisë mes Holland dhe Zendaya nisi në vitin 2017 gjatë xhirimeve të “Spider-Man: Homecoming”, ndërsa lidhja e tyre u bë publike katër vite më vonë. Në fillim të vitit 2025 u përfol se çifti ishte fejuar, ndërsa tani vetë aktori ka lënë të kuptohet se ceremonia e martesës tashmë është mbajtur.

I pyetur për fotot e krijuara me inteligjencë artificiale që qarkulluan në rrjet dhe pretendonin se paraqisnin dasmën e tyre, Holland iu përgjigj me humor: “Jo, sepse të gjithë ishin aty”, duke sugjeruar se ceremonia e vërtetë ishte një moment intim i ndarë me njerëzit më të afërt.

Së fundmi, çifti u shfaq së bashku në tapetin e kuq në Madrid, në daljen e tyre të parë publike si çift pas katër vitesh.

Ndërkohë, Holland dhe Zendaya po vazhdojnë angazhimet e tyre në kinematografi, duke punuar në projekte të mëdha si “The Odyssey” dhe “Spider-Man: Brand New Day”, ku do të ndajnë edhe një herë ekranin.

Në intervistë, aktori nuk i kurseu vlerësimet për bashkëshorten e tij, duke e cilësuar Zendaya-n si një nga talentet më të spikatura të brezit të saj dhe duke vënë në pah përkushtimin e saj në çdo projekt artistik.