
Lionel Messi emocionoi tifozët në mbarë botën pasi u përlot menjëherë pas golit të tij të parë në Kupën e Botës, një moment që ngjalli reagime të shumta dhe ngriti pikëpyetje për arsyen e këtij reagimi.
Sipas mediave ndërkombëtare, emocionet e kapitenit argjentinas lidhen me gjendjen shëndetësore të babait të tij, Jorge Horacio Messi, i cili prej vitesh ka qenë një figurë kyçe në karrierën e futbollistit, duke menaxhuar edhe aktivitetet e tij jashtë fushës.
Momenti i ndodhi gjatë fitores 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë në ndeshjen hapëse të turneut, ku 38-vjeçari realizoi një tregolësh dhe u rendit menjëherë mes favoritëve për “Këpucën e Artë”.
Pas sfidës, Messi la të kuptohej se po kalon një periudhë të vështirë në jetën personale.
“Për të qenë i sinqertë, kjo nuk ka lidhje me futbollin. Kanë qenë disa ditë të ndërlikuara dhe jo të lehta”, u shpreh ai.
Ndërkohë, gazetari argjentinas Eduardo Feinmann, gjatë një interviste në Radio Mitre, deklaroi se gjendja e babait të yllit argjentinas është përkeqësuar gjatë javëve të fundit.
“Bëhet fjalë për babain e tij. Ai nuk është mirë me shëndet dhe kjo është një situatë që vazhdon prej muajsh. Zhvillimet e fundit e kanë rënduar më shumë gjendjen dhe Messi po përballet me këtë sfidë të vështirë familjare”, tha gazetari.
Pavarësisht suksesit në fushë, duket se ylli i Argjentinës po përjeton një periudhë të ndjeshme edhe jashtë saj.
