KreuCelebrity

Habit Jessie J pas operacionit: Kanceri është zhdukur!

Habit Jessie J pas operacionit: Kanceri është zhdukur!

Gati një muaj pasi zbuloi se iu diagnostikua kanceri i gjirit në fazat e hershme, Jessie J befasoi me pretendimin se “kanceri i saj është zhdukur plotësisht” pas operacionit.

“Gjoksi im është aty ku ishte dikur” dhe “Po pushoj dhe po flas me miqtë më shumë se kurrë”, u shpreh ajo.

Habit Jessie J pas operacionit: Kanceri është zhdukur!

Më vonë, Jessie e sqaroi listën e saj të pro-ve dhe kundrave duke deklaruar se nuk e di plotësisht nëse kanceri i saj është zhdukur, por se “shpreson” që të zhduket. “Unë e bëra operacionin vetëm 4 ditë më parë. Po thoja vetëm pro-të e operacionit dhe kësaj situate dhe po jem pozitive”, shkroi ajo. “Por do t’i marr rezultatet së shpejti. Dhe shpresoj se mund ta publikoj këtë si fakt. Por tani për tani, nuk e di.”

Ajo shtoi: “Do të qëndroj pozitive dhe do t’i flas universit çfarë dua.” Në fillim të qershorit, Jessie ndau një video në Instagram duke zbuluar se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në fazat e hershme.