Jane nje nga çiftet më të përfolur te showbizit, e per rrjedhoje , Luiz Ejlli dhe Kiara bien shpesh ‘pre’’ e thashethemeve të publikut. Se fundi, u fol për një krizë mes dyshes së famshme, pasi këngëtari doli nga spitali, pas një dëmtimi në këmbë dhe nuk u shoqërua nga Kiara. Ndërkohë, kjo e fundit reklamonte arredimin e shtëpisë. Nuk vonoi shume qe kjo te interpretohej si krize mes të dyve.
Kështu, Luiz Ejlli ka bërë ‘një lëvizje’ për të shuar thashethemet, përmes një fotoje ku pozon duke drekuar me Kiarën, e cila gjithashtu e ka ripostuar, bashkë me një përshkrim.
Po bëjmë sikur jemi bashkë”, është shprehur ai me ironi teksa kurreshtje të madhe ka dhe për tatuazhin e ri të cilin e ka fshehur duke dashur ta zbulojë në një moment të dytë.



















