KreuBusull

Nga 287 refuzime te presidenca e Parlamentit në Zvicër, historia frymëzuese e Qëndresa Sadriut

Nga 287 refuzime te presidenca e Parlamentit në Zvicër, historia
Historia e Qëndresa Sadriut është dëshmi se këmbëngulja mund të hapë dyer edhe kur gjithçka duket e pamundur.

E lindur në Zvicër nga prindër shqiptarë, ajo u përball me vështirësi të shumta në fillim të rrugëtimit të saj profesional. Për të siguruar një vend për praktikë pune, Qëndresa dërgoi plot 287 aplikime, por mori refuzim pas refuzimi.

Megjithatë, ajo nuk u dorëzua. Besimi te vetja dhe vendosmëria për të vazhduar përpara e ndihmuan të ndërtonte karrierën e saj, duke u përfshirë më pas në politikën lokale.

Në moshën vetëm 23-vjeçare, Qëndresa Sadriu u zgjodh presidente e Parlamentit komunal të Opfikonit në Zvicër, duke u bërë një nga shqiptaret më të reja që mban një post të tillë.

Historia e saj është kthyer në një shembull frymëzimi për të rinjtë, duke treguar se refuzimet nuk përcaktojnë suksesin, por mënyra se si zgjedhim të reagojmë ndaj tyre.