KreuStil Jetese

LAPLAND, magjia e qiellit dhe Santës! Pse duhet ta vizitoni?

E njohur për bukurinë e saj të akullt, qiejt me yje dhe surrealizmin e Santa, kjo parajsë arktike është një nga destinacionet më të bukura për të vizituar. Ka diçka kaq të pabesueshme abstrakte dhe të paprekshme në Lapland, që magjeps imagjinatën dhe kujtimet tuaja shumë kohë pasi jeni kthyer në dritat e qytetit. Shfaqet në qiell të hapur që ofrojnë Dritat Nordike janë magjepsëse dhe në momentin që i shikon nga afër mendon se je duke jetuar në një përrallë që nuk ka fund!

LAPLAND, magjia e qiellit dhe Santës! Pse duhet ta vizitoni?

ÇFARË MUND TË BËNI NË LAPLAND?

Aktivitetet në Lapland janë të shumta dhe lidhen disi me njëra-tjetrën. Arsyeja kryesore pse ky vend vizitohet janë vallëzimet e dritave nordike, pamje të cilat vërtet të lënë mbresa dhe duken kaq surreale. Koha më e përshtatshme për t’i parë aurorat është midis gushtit dhe prillit, në këto muaj ndodhin vallëzimet më të bukura të aurorave. Më pas vazhdojmë me fshatin e Santa Claus, aty ku ‘ëndrrat bëhen realitet’, që gjithashtu është eksperiencë që nuk duhet humbur, takimi me Santën dhe elfet punëtore. Për mos t’u humbur janë dhe xhirot me slitë me drerë ose husky, hotelet të ndërtuara prej akulli dhe sporte të ndryshme dimërore. Ja vlen që njëherë në jetë të vizitohet ky vend magjik!

PSE DUHET TË VIZITONI LAPLAND?

-          ARSYEJA E PARË DHE KRYESORE JANË DRITAT VERIORE TË ASHTUQUAJTURA ‘AURORA BOREALIS’

-          ‘HOTELET E AKULLIT’

-          Qëndroni në një hotel unik akulli dhe kaloni një natë të rrethuar nga skulptura akulli të gdhendura në mënyrë të ndërlikuar dhe llambadarë vezullues akulli.

-          TAKIMI ME BABAGJYSHIN

-          Lapland ka pothuajse të gjithë përbërësit për listën e dëshirave të çdo fëmije për Krishtlindje, Borë, Elf, Rudolph.

-          VIZITONI FSHATIN E BABAGJYSHIT

-          Vizitoni fshatin e famshëm të Santa Claus, ku mund të takoni personalisht elfet dhe Santa Clausin, më pas shijoni aktivitete emocionuese, si një turne husky etj..

-          SHËTITJE ME SLITA DHE DRERË një nga eksperiencat që nuk duhet lënë pa provuar.

LAPLAND, magjia e qiellit dhe Santës! Pse duhet ta vizitoni?

TOP 5 AKTIVITETET KRYESORE NË LAPLAND

-DRITAT NORDIKE ‘AURORA BOREALIS’. Ka diçka kaq të pabesueshme abstrakte dhe të paprekshme në Lapland që magjeps imagjinatën dhe kujtimet tuaja shumë kohë pasi jeni kthyer në dritat e qytetit.

-VIZITA NË FSHATIN E BABAGJYSHIT, një nga veçantat e këtij vendi është pikërisht ‘fshati i babagjyshit’, aty ku dëshirat bëhen vërtet realitet.

-XHIRO ME SKI, ski është një ndër aktivitetet kryesore gjatë dimrit, edhe sidomos në një vend të tillë ku dëbora dhe ngrica nuk kanë fund.

-SHËTITJET ME SLITA ME DRERË OSE HASKI janë gjithashtu një ‘traditë’ e Laplandit, kushdo që shkon e provon këtë eksperiencë kaq të bukur.

LAPLAND, magjia e qiellit dhe Santës! Pse duhet ta vizitoni?

LAPLAND, magjia e qiellit dhe Santës! Pse duhet ta vizitoni?

Perlas Travel & Tours

Email: [email protected]

Lagjja “Luigj Gurakuqi” Rr “Rinia” Elbasan, Albania

Kontakt : +355 069 73 66 055 +355 069 76 94 047

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF