Dhuratë eko gjiri ose mamografi për gjithë klientët, që do të kryejnë shërbime në SMARTDERM
Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.
Dr. Silvana Mishtaku, drejtuese e klinikës dermoestetike në SMARTDERM i është bashkuar kësaj fushate, duke u ofruar gjithë pacientëve aktualë dhe kujtdo që do të shkojë në klinikë gjatë muajit tetor një shërbim eko gjiri ose mamografi në një klinikë të specializuar. Mënyrë kjo për të sensibilizuar të gjitha gratë se pa shëndet fizik nuk ka bukuri estetike.
Sigurisht kontrolli i gjirit dhe mamografia duhet të jetë një rutinë në protokollin e çdo gruaje. Shtimi i rasteve të kësaj sëmundjeje në vitet e fundit, duhet t’i bëjë edhe më të vëmendshëm njerëzit ndaj kontrollit. Ndaj edhe SMARTDERM ka ofruar kontributin e saj për të patur në vëmendje, veçanërisht gjatë tetorit rozë, kujdesin e shëndetit.
Andaj teksa mendoni për të kryer rutinat tuaja të estetikës dhe bukurisë në klinikën SMARTDERM, kini parasysh se do të merrni edhe një “GIFT CARD” nga doktoreshë Silvana, për të vijuar me protokollin e shëndetit në një klinikë profesionale me mjekët e specializuar.
SMARTDERM
Klinika SMARTDERM është një klinikë e specializuar që ofron gjithë shërbimet, që i takojnë fushës estetike dhe dermoestetike. Me eksperiencën e saj shumëvjeçare dhe popullaritetin që ka fituar ndër vite doktoreshë Silvana Mishtaku, sot është një nga emrat më të rëndësishëm të fushës. Një garanci për shërbimet dhe shëndetin e pacientëve, duke mos bërë asnjëherë kompromis me ekzagjerimin, por duke vënë në pah gjithmonë klientin dhe bukurinë e tij natyrale!
Dhurata
Dhurata për muajin tetor që klinika SMARTDERM ofron ju takon jo vetëm klientëve aktualë, por çdo pacienti të ri, që do të shkojë gjatë këtij muaji në këtë klinikë! Investoni për bukurinë dhe estetikën tuaj, por mos neglizhoni në asnjë moment shëndetin dhe kontrollet mjekësore!



Dita Ndërkombëtare e Kafes: Fakte interesante!





7 hapa për ta nisur javën me sukses!



Pse është kaq e rëndësishme Vitamina A?







Si të shmangim stresin? 10 këshilla!

Produkte që nuk duhet t’i mbani kurrë në tualet!
