Miq të “Bordo” sërish në duart tuaja. Sërish me dëshirën, që ky numër të jetë më i mirë se ai pararendës. Sërish me sfidën dhe me kureshtjen se a do ta përqafojë lexuesi këtë botim. Është kjo sfidë që shoqëron muaj pas muaj punën tonë si redaksi e BORDO, gjithmonë për të sjellë risi, për të sjellë diçka që nuk është parë më parë, për të argumentuar më mirë, atë që kemi parë dhe ndoshta e kemi anashkaluar, për të evidentuar disa nga personazhet më në zë të muajit në fushën e artit, kulturës, modës dhe stilit të jetesës. Përherë në një sfidë të bukur, shoqëruar edhe me paragjykimin e shumë të tjerëve, që nuk ndahen dot nga ekrani i smartphone-it.
Ne nuk përjashtojmë aspak teknologjinë, madje rutina jonë e përditshme i dedikohet portalit bordo.al, rrjeteve sociale të revistës BORDO, Instagram dhe Facebook, kanalit tonë në YouTube që në vetëm një vit aktivitet ka sot 8k subscribes, dhe që është bërë një referencë lifestyle-i për personazhet dhe ndjekësit tanë. Dhe përtej kësaj besojmë dhe investojmë në print, sepse në gjithë morinë e konsumit televizion apo telefon, portale apo rrjete sociale, e vetmja gjë konkrete që mbetet e pandryshueshme ndër shekuj është letra. Dhe të gjithë ata që janë bërë pjesë e BORDO-së ndër këto 10 vite jetë, të vetmen kujtim, sukses të vetin, projekt, moment jete e pune, të memorizuar dhe të vendosur në bibliotekë kanë këtë revistë, BORDO-në!
Andaj kjo e jona nuk është luftë me askënd, por bashkëjetesë dhe e lumtur madje. Në këtë ‘vibe’ vjen edhe ky botim i mrekullueshëm, që prezantohet në kopertinë me një editorial dedikuar Estetik International Albania, ‘franchise’ i së cilës së shpejti vjen në Shqipëri.
Brand-i ndërkombëtar MANGO, prej vitesh suksesi tashmë në vendin tonë, me dyqanet e njohura në QTU dhe TEG, prezanton koleksionin e ri Vjeshtë/Dimër përmes imazhesh që do të frymëzojnë gardërobën tuaj të sezonit! Në këtë frymë janë edhe personazhet e zgjedhur që i takojnë televizionit;
Aulona Musta, që përveçse ndan një profil të vetes sjell edhe një look të bukur, kuruar nga HUGO në qendrën TEG, që e shfaq tejet elegante dhe chic.
Saksofonisti Brikel Guga për herë të parë në “Bordo” ndan jetën e tij artistike, personale dhe marrëdhënien e tij me modën. Sikurse edhe gazetarja nga Kosova, Kaltrina Haziri, që i bashkohet kësaj buqete personazhesh; që i bën bashkë mendimi, karriera dhe dashuria për modën! Për mua është shumë kënaqësi që në BORDO MEN, të kemi në kopertinë një mik timin, dhe një regjisor të suksesshëm shqiptar, si Robert Budina. Filmi i tij “Pikë UJI” pas suksesit në Shqipëri është përzgjedhur për të përfaqësuar vendin tonë në OSCAR.
Gjithçka që i takon vjeshtës e gjeni përmes faqeve të modës, estetikës dhe bukurisë! Ndaj, ju lë ta shfletoni dhe lexoni këtë numër të tetorit!
Faleminderit të gjithë lexuesve tanë besnikë!



7 hapa për ta nisur javën me sukses!



Pse është kaq e rëndësishme Vitamina A?







Si të shmangim stresin? 10 këshilla!

Produkte që nuk duhet t’i mbani kurrë në tualet!





