Aktorja Ana Lika, dhe ish-banori i “Big-Brother” Bjordi Meziri, kanë dhënë lajmin e ëmbël se do të bëhen prindër për herë të parë. Dyshja, të cilët zyrtarizuan romancën e tyre të dashurisë vetëm para pak kohësh, kanë zbuluar se do të mirëpresin në jetë një vajzë. Anna Lika publikoi në rrjetet sociale pamjet nga festa e baby gender. Të shumtë kanë qenë ata që kanë uruar çiftin në këtë ditë të rëndësishme të tyre. Natyrisht që dy tezet e Annës nuk kishin sesi të mungonin në këtë ditë të saj të lumtur. Inisi dhe Ingriti kanë qenë pranë çiftit duke festuar deri në orët e para të mëngjesit. Ajo që vumë re ishte dhe prania e partnerit të Ingritit, Gentit, thote pamfleti.net, qe kujton se prej shumë kohësh përflitej se Ingriti dhe Genti i kishin dhënë fund raportit të tyre.
Herën e fundit ishte viti 2017, vazhdon shkrimi,kur Ingriti zgjodhi të publikonte një foto të të birit me bashkëshortin e saj, si për të hedhur poshtë zërat se ishte ndarë. Që atëherë, ajo dhe Genti nuk ishin parë asnjëherë bashkë, duke lindur dyshimet se çifti tashmë i ka dhënë fund. Por nuk paska ndodhur kështu, pasi çifti janë bashkë dhe duken më të lumtur se kurrë. Genti ka qenë në festën e Annës dhe e ka shijuar atmosferën, duke kërcyer edhe me Inisin.






Shenjat e një arresti kardiak!



Kompania “Meta” ndalon mediat shtetërore ruse!




Një udhëtim në Adelaiden vibrante!






