“Silent quitting” - apo fenomeni kur kunonjësit zgjedhin të mos japin më shumë se minimumi i kërkuar - po perhapet ndjeshem në tregun e punës. Ky qëndrim nuk lidhet thjesht me mungesën e përkushtimit, por reflekton disa faktorë të rëndësishëm që kanë ndryshuar mënyrën se si brezi i ri e percepton punën. Pas ketij fenomeni qendrojne disa arsye:
1. Përqendrimi në shëndetin mendor
Shumë të rinj janë të vetëdijshëm për ndikimin që stresi kronik dhe punët jashtë orarit mund të kenë mbi shëndetin e tyre mendor. Ata po kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së mirëqenies së tyre emocionale dhe shpesh nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë këtë aspekt për të përmbushur pritshmëri që dalin përtej kritereve të përshkruara në pozicionin e punës.
2. Mungesa e vlerësimit në punë
Shpesh, puna shtesë dhe përkushtimi i tepërt nuk vlerësohen apo shpërblehen nga punëdhënësit. Në një mjedis ku përpjekjet nuk shoqërohen me përfitime, shumë të rinj mund të zgjedhin të mos investojnë më kohë dhe energji shtesë. Refuzimi për t’u angazhuar përtej minimumit mund të shihet edhe si reagim ndaj mungesës së vlerësimit në punë.
3. Teknologjia dhe kultura e rezultateve të shpejta
Në epokën e internetit dhe teknologjisë, ku gjithçka duket e arritshme në pak sekonda, brezi i ri mund ta perceptojë suksesin ndryshe. Ata mund të mos jenë të gatshëm të shpenzojnë kohë apo përpjekje të tepërta për rezultate që nuk janë të garantuara ose të menjëhershme. Edhe në këtë rast, “silent quitting” mund të jetë zgjedhja e tyre për të ruajtur energjinë për gjëra që kanë më shumë vlerë jashtë punës.
4. Balanca mes jetës profesionale dhe asaj personale
Një nga ndryshimet kryesore në perceptimin ndaj punës është përqendrimi në balancën mes jetës personale dhe asaj profesionale. Një person mund të mos jetë i gatshëm të sakrifikojë kohën e lirë për të arritur pritshmëritë e tepruara të punëdhënësve dhe ta shohe punen jo si qëllimin kryesor te jetes.
5. Mungesa e premtimeve të qarta
Shumë punëdhënës shpesh premtojnë promovime, rritje page ose përfitime të tjera që nuk realizohen në praktikë. Ky boshllëk mes asaj që premtohet dhe asaj që ndodh në të vërtetë mund të krijojë një mosbesim të madh mes të rinjve. Në vend që të punojnë më shumë me shpresën për të përfituar më shumë, ata mund të zgjedhin të mbajnë një qasje të tillë ndaj punës.
6. Një “revoltë e heshtur” ndaj kulturës së punës
“Silent quitting” mund të pasqyrojë gjithashtu një formë proteste të heshtur ndaj sistemeve të punës që nuk respektojnë nevojat dhe dëshirat e individit. Duke mos investuar më tepër se sa është minimalisht e nevojshme, punonjësit tregojnë se nuk janë më të gatshëm të pranojnë një sistem pune që nuk ofron siguri apo shpërblim të drejtë.






Vera e vitit 2024 më e nxehta në histori!

Kur nuk pini ujë – Çfarë i ndodh organizmit!

Rikrijohet parfumi i Kleopatrës pas 2000 vitesh!

Këshilla për një fillimvjeshtë sa më të mirë!



Propozim në Como!





Ç'i ndodh organizmit nëse konsumoni thana?!


Si ndikon stresi në shëndetin e stomakut?
