KreuStil Jetese

Lëngu i kockave për rininë afatgjatë të lëkurës!

Lëngu i kockave për rininë afatgjatë të

Kolagjeni është një proteinë që trupi e prodhon natyralisht. Ajo është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit dhe gjallërisë së lëkurës. Kolagjeni gjendet në çdo organ të trupit, përfshirë kocka, lëkurë, ligamente dhe kërce. Kolagjeni bashkëpunon me proteinën elastinë për të ruajtur elasticitetin e indeve. Dielli, ndotja, radikalet e lira dhe duhanpirja, janë gjithashtu përgjegjës për rënien e sasisë së prodhuar të kolagjenit. Trupi prodhon vazhdimisht kolagjen për të riparuar dëmet, por pas moshës 35-40 vjeçare, prodhimi dhe cilësia e tij zbehet, thote agroweb.com.Lajmi i mirë është se, përveç trajtimeve kozmetike, ushqimi është një tjetër burim i pasur me kolagjen që ndihmon në trajtimet kundër plakjes. Një prej më të mirëve është padyshim lëngu i kockave.

Lëngu i Kockave Për Rininë Afat-Gjatë Të Lëkurës

Lëngu i kockave është jashtëzakonisht i pasur me proteina dhe sasi domethënëse mineralesh, siç është kalciumi dhe fosfori. Së fundmi, shumë njerëz të famshëm i thurin lavde lëngut të kockave për vetitë e tij kundër plakjes. Pirja e rregullt e tij, është thelbësore për furnizimin e trupit me kolagjen dhe mirëmbajtjen e rinisë së lëkurës. Me përdorimin e vazhdueshëm të lëngut të kockave, do të vëreni se lëkura juaj do të jetë më e ushqyer me vitamina, më elastike, më e butë, rrudhat do të zbuten dhe ajo do të ketë shkëlqimin rinor. Ky lëng rekomandohet edhe për njerëzit që kanë lëkura problematike me akne apo ata që vuajnë nga ekzema.

Si Të Përgatisni Lëngun e Kockave
Përbërësit
1 kg ose më shumë kocka
1 qepë
2 karrota
2 kërcenj selinoje
2 lugë gjelle me uthull molle
1 tufë majdanoz,
1 lugë gjelle me kripë deti,
erëza sipas dëshirës.
Mund të shtoni edhe dy thelbinj hudhër në 30 minutat e fundit të zierjes.
Udhëzimet
Nëse jeni duke përdorur kocka të mishit të viçit, piqini në furrë si fillim për 30 minuta në një temperaturë prej 180 gradë celcius.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF