Mango, një nga markat më globale të modës në Evropë, paraqet propozimin e saj të parë për vjeshtë/dimër me anë të koleksionit Selection, këtë herë të përbërë nga të gjitha llojet e veshjeve të dizajnuara për çdo rast.
Më shumë se vetëm për orarin e zyrës nga 9 e mëngjesit deri në 5 pasdite, koleksioni ofron veshje të dizajnuara për një botë të jetuar 24 orë në shtatë ditë të javës. Një fustan ‘slip’ mund të vishet me gjithë feminilitetin e tij për një darkë romantike, ose jo. Pantallonat e patëmetë mund të vishen në zyrë, për një shëtitje, apo një kafe mes miqsh vetëm duke ndryshuar këpucët. Filozofia e koleksionit Selection nuk ka të bëjë me kohën kur vishet, por ka të bëjë me krijimin e rrobave që nxjerrin vetëbesim në çdo aktivitet që ju keni në axhendën e rendit të ditës.
Fushata e re e Mango realizuar në rrugët e Londrës nga fotografi Tim El Kaïm me protagoniste modelen Mica Argañaraz, shfaq krijimin e veshjeve për një grua bashkëkohore që ndërthur vazhdimisht stilet mashkullore dhe femërore. Ky propozim i ri është i strukturuar rreth veshjeve të gjithanshme me personalitet për të krijuar kombinime të veçanta që janë gjithashtu të lehta për t'u veshur.
Pëlhurat nga leshi i pastër te lesh kashmiri, mëndafshi apo lëkura janë protagonistët e vërtetë dhe janë përgjegjës për t'i dhënë veshjeve një ndjesi luksoze dhe potente. Palltot prej leshi, fustanet elegante, këmishat e harkuara, pantallonat prej lëkure dhe xhinset e pakoha vijnë në këtë koleksion ekskluziv të Mangos si dëshmi e stilit të patëmetë.
Ajo çfarë nuk duhet harruar dhe nënvlerësuar kurrë në një veshje janë aksesorët që në Mango plotësojnë koleksionin me propozime të ndryshme këpucësh, duke përfshirë çizmet e larta, mokasinat me taka dhe këpucët me majë, si dhe çanta për çdo kohë të ditës. Selection është propozimi më premium i Mangos, i përbërë nga klasike të përjetshme që shfaqin përshtatje bashkëkohore, pëlhura të punuara me kujdes dhe me cilësi të lartë, të destinuara të qëndrojnë në gardërobë për shumë sezone në vijim.
Për të parë të plotë koleksionin Selection, dyqanet e Mango i gjeni në QTU dhe TEG ose online në www.fga.al.