KreuFashion

Elton Ilirjani bën bujë edhe në Milano Fashion Week!

Elton Ilirjani bën bujë edhe në Milano Fashion Week!

Milano, kryeqyteti i modës në botë duket se i vuri vulën suksesit dhe bujës së debutimit të supermodelit shqiptar Elton Ilirjani në pasarelat e modës. Teksa përgjatë datave 17-23 shtator u mbajt eventi më i rëndësishëm i stilit, Java e Modës në Milano nuk qenë të paktë dizajnerën që shprehën dëshirën që koleksionet e tyre për Pranverë/Verë 2025 të prezantoheshin nga sipërmarrësi dhe influenceri i njohur shqiptar Elton Ilirjani.

Elton Ilirjani bën bujë edhe në Milano Fashion Week!

Emra të njohur të fashion designer si Myart, Feleppa, Piyali Roy Haute Couture  dhe Drisha Closet, ngjitën në pasarelë Ilirjanin, i cili nëpërmjet dinamikës, profesionalizmit dhe karizmës skenike tashmë e ka fare të lehtë të ketë për vete jo vetëm prozhektorët e skenës, por edhe vëmendjen e çdo të pranishmi në këtë event botëror mode.

Elton Ilirjani bën bujë edhe në Milano Fashion Week!

Elton Ilirjani bën bujë edhe në Milano Fashion Week!

Pamjet e tij, duke filluar nga ato me motive më glamour e deri te veshjet më klasike dhanë jo vetëm këndvështrime të ndryshme kreative në dizajn, por edhe pikëpamje kulturore të “përqafuara” mirë në elegancën dhe stilin që e karakterizon.

Elton Ilirjani bën bujë edhe në Milano Fashion Week!

Elton Ilirjani bën bujë edhe në Milano Fashion Week!

Milano Fashion Week si eventi i përvitshëm dhe ndër më të rëndësishmit e botës së modës u zhvillua në bashkëpunim me Tripleroot dhe Yunsonga, artistja e cila dhuroi një performancë fantastike duke derdhur krijimtarinë e saj plot ngjyra “live” mbi këmishën e bardhë të Ilirjanit. Një spektakël që krijoi suspansë si tek të ftuarit, ashtu edhe tek vetë modeli.

Elton Ilirjani bën bujë edhe në Milano Fashion Week!

Po ashtu mes performancave të tjera, ai u shfaq edhe si princ indian me të gjitha motivet përkatëse, duke marrë të gjithë vëmendjen e të ftuarve prestigjiozë të ulur në rreshtin e parë.

Elton Ilirjani bën bujë edhe në Milano Fashion Week!

Elton Ilirjani bën bujë edhe në Milano Fashion Week!

Pas një jave të ngarkuar me plot angazhime në Itali, yllin e pasarelave të këtij muaji do ta shohim në një tjetër kryeqytet, këtë herë në atë të dashurisë. Që dashuria në Paris Fashion Ëeek nuk do të mungojë këtë e dimë, por jemi të gjithë sy e veshë se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës për të mbërthyer sërish publikun pas vetes. Mandej në muajin Tetor, Ilirjani do të jetë i ftuari special në eventin e bukurisë Miss Globe që mbahet në kryeqytetin shqiptar në Tiranë.

Elton Ilirjani bën bujë edhe në Milano Fashion Week!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF