Chris Martin dhe e fejuara e tij Dakota Johnson kanë ndërprerë fejesën dhe janë ndarë përgjithmonë. Frontmeni i Coldplay, i cili nisi një romancë me Dakotën në vitin 2017 thuhet se ka pranuar se marrëdhënia dhe se është më mirë që dyshja të marrin drejtime të ndryshme. Aktorja amerikane Dakota 34 vjeçe u fotografua fundjavën e kaluar pa unazën e saj të fejesës smerald teksa shëtiste qenin e saj në Malibu, ku jetonte me këngëtarin e Coldplay.
Ajo është fotografuar vazhdimisht duke kërcyer në koncertet e Coldplay gjatë viteve, por aktualisht aktorja ndodhet rreth 6,000 milje larg nga Martin, 47 vjeç, i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në pjesën evropiane të turneut botëror të Coldplay Music of the Spheres.
Dyshja kishin një ndarje të shkurtër të përfolur në vitin 2019, e cila pretendohej se ishte për shkak të presionit të tij që ata të kishin fëmijë, por u rikthyen shpejt bashkë.