Motorrët e produksionit të reality-show Big Brother VIP Kosova tashmë janë ndezur, pasi flitet se programi i bashkëjetesës së VIP-ave në Kosovë nis në muajin tetor. Edhe pse stafi i programit është treguar i kujdesshëm për të mos zbuluar detaje rreth edicionit të tretë të Big Brother, në rrjet po qarkullon një listë personazhesh që thuhet se do të jenë pjesë e kastit të këtij edicioni. Nga këngëtarja Fjolla Morina, e cila së fundmi ka patur një periudhë tejet të trazuar për shkak të problemeve të shëndetit mendor, e deri tek personazhi kontravers i Tik Tok Serena Sula, duket se edhe këtë vit Kosova ka zgjedhur të përfshijë në bashkëjetesë karaktere të larmishme.
Emrat e tjerë që mendohet se do të jenë pjesë e kastit janë:
Buta
Meda Bay T
Albulena Ukaj
Zoja Nushi
Bashkim Saiti
Serena Sula
Labinot Rexha
Fjolla Morina
Diona Fona
Liri Tahiri
Bruno Shemo
Adnan Blaku
Anetta Beri
Nuk dihet nëse do të ketë ndryshime sa i përket moderimit, apo nëse të zotët e shtëpisë do të jenë po ata, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.