Ka ndërruar jetë këngëtarja shqiptare, Zuke Dautaj. Artistja shkodrane u shua papritmas, dhe lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë kolegët dhe familjarët. E ndjera shquhej për interpretimet brilante, dhe jo rastësisht e bëri për vete një audiencë të gjerë shqiptare, duke përfshirë këtu edhe diasporen.
“Qofsh mirë me Zotin motra dhe kolegia ime e shtrejt ma ndave zemrën në dysh”, ka shkruar i vellai ne rrjetet sociale. Mikesha e saj, këngëtarja Vida Kunora shkruan: Sot ndërroi jete mikja dhe kolege e jona me zemër te bukur dhe zë te bukur
Lamtumire Zuke Dautaj qofsh e parajsës !!!
Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e patën fatin ta njohin Zuken.