KreuCelebrity

Një person anonim i dhuron Ferrari, kush fshihet pas dhuratës luksoze të Ledri Vulës?

Ledri Vula, një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të muzikës shqiptare, ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e tij të 39-të. Nuk ka qenë vetëm një ditë me urime e dashuri nga fansat, por një surprizë e jashtëzakonshme ka bërë që momenti të bëhet një nga ato që do të mbahet mend për shumë kohë.

Përveç urimeve që mori nga ndjekësit dhe miqtë, Ledri ka marrë një dhuratë të papritur, një Ferrari të ri. Një makinë luksoze që jo çdo njeri mund ta marrë, dhe akoma më shumë, që dhurohet në një mënyrë kaq misterioze dhe të paparashikuar, nga një perosn anonim.

Të gjithë janë kuriozë të dinë identitetin e personit që i dhuroi Ledrit këtë makinë luksoze, por ende nuk është zbuluar.