Kylie Jenner tregoi se fundmi një intervistë mbi menyrat qe ka perdorur për të humbur peshë. Flitet se për të humbur peshën e shtatzënisë së dytë, ylli i televizionit dhe sipërmarrësja e njohur po merr Ozempic, ilaçin që të gjithë personazhet e famshëm e marrin për humbje peshe.
Megjithatë, duke folur për British Vogue, Kylie Jenner e bëri të qartë se ajo ndjek vetëm një dietë specifike dhe shumë stërvitje, shkruajnë mediat e huaja. “Jam kthyer në peshën që isha përpara se të kisha vajzën dhe djalin tim dhe njerëzit ende e krahasojnë figurën time me atë se si dukesha tre muaj pas lindjes”, thotë ajo, duke shpjeguar se nuk ka kuptim. “A harrojnë të gjithë që kam shtuar 27 kg me të dyja shtatzënitë? Unë isha 90 kg kur linda foshnjat e mia, të cilat ishin të dyja 9 kg secila. Më në fund humba të gjithë peshën e shtatzënisë pas vajzës sime dhe mbeta shtatzënë me djalin tim dy muaj më vonë. Ndihesha në formë dhe isha mirë dhe më pas pasi linda bëra të njëjtën gjë përsëri”, pohoi me tej. Siç thotë ajo, nëse do të merrte ndonjë mjekim nuk do të hezitonte t’ua zbulonte fansave të saj, pasi herë pas here ka përmendur edhe procedurat estetike që ka bërë. “Unë thjesht po përpiqem të jem e shëndetshme dhe e durueshme. Ecja dhe pilates janë kombinimi im i preferuar”, tha ajo në mbyllje, ndërsa theksoi se: “Që kur jam bërë nënë, mendoj se bota nuk ka fare ndjeshmëri ndaj meje”.