KreuCelebrity

Vdekja e Matthew Perry; e përfshirë një organizatë kriminale!

Vdekja e Matthew Perry; e përfshirë një organizatë

Vdekja e papritur e akzorit Matthew Perry duket se ka përfshirë një rrjet të gjerë kriminal që merrej me tregtinë e lëndëve narkotike dhe kryesisht ketamina, lënda nga e cila i erdhi vdekja yllit të Hollywood. Pas hulumtimeve policia federale amerikane ka ngritur akuzë për pesë persona që do të dalin para ligjit pasi akuzohen se kanë lidhje me furnizimin e Matthey me ketaminën vdekjeprurëse. Personazhi kryesor i këtij rrjeti thuhet se është një grua që quhet Jaswin Sangha, e cila cilësohet "Mbreteresha e Ketamines". Akuzat përfshijnë gjithashtu Dr. Salvador Placentia, Mark Chavez, ndihmësit te Perry, Kenneth Iwamasa, dhe një personi tjetër, Eric Fleming.

Sky News në lidhje me detajet e dosjes së çështjes raporton se një nga mjekët e akuzuar per vdekjen e Matthew
Perry nga ketamina ka shkruar ne një mesazh: "Pyes veten se sa do të paguajë ky idiot".
Mesazhi u dërgua nga Salvador Placentia, një mjek i njohur
gjithashtu si "Dr. P", i cili është një nga pesë të pandehurit në
lidhje me vdekjen e aktorit.
Kujtohet se aktori u get pa ndjenja në shtëpinë e tij në Los Angeles në tetor te vitit të kaluar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF