Në një intervistë të dhënë për një revistë italiane balerini dhe koreografi Kledi Kadiu ku rrëfeu për karrierën, fillimet, dhe familjen, u ndal edhe tek sëmundja e të birit Gabriel.
“Për momentin vajza ime Lea 8 vjeçe është asistentja ime e vogël. Ajo pëlqen hip hopin, por ëndrrat e saj po ndryshojnë vazhdimisht. Dhe unë nuk i bëj asnjë presion. Pastaj është Gabrieli, i cili vuan nga një çrregullim i rëndë. 11 ditë pas lindjes ai u prek nga meningjiti. Duhet një person që ta ndihmojë gjatë gjithë kohës. Tani Antonio Tripodo po e ndjek, me një metodë vërtet befasuese: “Ushtrimet Cuevas Medek”. Pas vetëm 2 seancash, Gabrieli kur i kërkohet, tashmë është në gjendje ta mbajë kokën drejt. Por terapia duhet të bëhet shumë herët. Ka familje që fshehin fëmijët e tyre, më vjen keq për këtë. Gjithmonë duhet të shpresojmë për përmirësim”.; mbylli rrëfimin balerini i njohur duke dhënë edhe një mesazh domethënës për prindërit që kanë fëmijë me probleme shëndetësore.