Jasveen Sangha, një shtetase britaniko-amerikane, 41-vjeçare ka qenë nën radarin e autoriteteve federale për përfshirjen e saj në shpërndarjen e lëndëve narkotike të rrezikshme. Mes pesë personave që janë akuzuar për aktorin Matthew Perry një ndër to është edhe Jasveen.
Zonja Sangha quhet si "Mbretëresha e Ketaminës së Los Anxhelosit dhe dyshohet se drejtoi një operacion droge nga shtëpia e saj në North Hollywood, ku zyrtarët pretendojnë se ajo ruante, paketonte dhe shpërndante lëndë të ndryshme narkotike. Sipas një aktakuze federale, vendbanimi i saj ishte i përshkruar si një "emporium i shitjes së drogës" i mbushur me metamfetaminë, kokainë dhe droga që përshkruheshin si Xanax.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e saj, agjentët federalë sekuestruan 79 shishe me ketaminë të lëngshme dhe gati 2000 pilula meth, duke theksuar shkallën e aktiviteteve të saj të paligjshme. Policia e Los Angelos tha se Jasveen Sangha mund të jetë lidhje të drejtpërdrejtë me vdekjen e aktorit të famshëm Matthey Perry. Perry vdiq më 28 tetor të vitit të kaluar. Aktori i 'Friends', i cili kishte luftuar prej kohësh varësinë, u gjet në shtëpinë e tij, ku vdekja e tij i atribuohet një mbidoze me ketaminë. Sipas hetuesve, Perry kishte marrë grupin fatal të ketaminës përmes një ndërmjetësi, Eric Fleming, i cili nga ana e tij e kishte marrë drogën nga zonja Sangha.
Sipas dokumenteve të gjykatës, zonja Sangha i dha zotit Fleming 50 shishe ketamine në dy pako të veçanta në javët para vdekjes së Perry. Aktakuza pretendon se Perry fillimisht mori mostrën e drogës më 13 tetor dhe Fleming më pas dërgoi dy tufa të mëdha në shtëpinë e Perry më 14 tetor dhe 24 tetor.