KreuCelebrity

Me xhupa dhe oxhak: VIP-at që po bëjnë pushime vere atipike!

Me xhupa dhe oxhak: VIP-at që po bëjnë pushime vere atipike!

Nëse adhuroni shëtitjet e gjata, natyrën dhe qetësinë, pushimet verore të kaluara në mal janë ato më idealet për ju. Edhe disa prej emrave të njohur VIP shqiptar këto ditë kanë zgjedhur të pushojnë në destinacione malore, disa metra mbi nivelin e detit. Një mënyrë e mirë për të shijuar ajrin e pastër dhe për të ‘harruar’ temperaturat përvëluese të kësaj vere.

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Arbana Osmani dhe familja e saj tashmë prej 5 pjesëtarësh këto ditë janë rikthyer në shtëpinë e tyre në Theth. Një ndër aktivitetet e preferuara të çiftit Arbana Osmani- Eduart Grishaj është ngjitja në mal, dhe në bukuritë përrallore që të fal Thethi është një eksperiencë fantastike.

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Pasi kaloi disa ditë në Jug të Shqipërisë për të shijuar si çdo vit detin Jon, edhe Alketa Vejsiu ka rezervar këtë verë disa ditë në mal. Moderatorja ka zgjedhur Alpet italiane në Dolomite për të kaluar disa ditë relaksi nën mbretërimin përrallor të peizazheve malore. Duke qenë 3000 metra mbi nivelin e detit në këto Alpe temperaturat janë të ulëta ndaj ndezja e një oxhaku me drurë është e nevojshme.

Thethi është një destinacion shumë i dashur edhe për Dojna Memën e cila tani me një bebe të vogël, duket se e viziton edhe më me kënaqësi këtë perlë të Veriut të Shqipërisë. Dojna, Vlashenti dhe i vogli i familjes Nolan Sol këto ditë mes gushti po i kalojnë në një prej bujtinave në Theth.

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)

Arjan Konomi që në nisje të stinës së nxehtë tregoi se këto pushime për të do të jenë atipike për stinën e verës. Ndryshe nga pjesa më e madhe e jona që sapo nisën të rriten temperaturat u dyndëm në det, Arjani mori avionin dhe fluturoi për në skajin më verior të botës, në Arqipelagun Svalbard ku temperaturat arrijnë deri në -40 gradë celcius. Gazetari Konomi njihet për pasionin e tij për udhëtimet dhe çdo destinacion që prek ai shpesh e shoqëron me informacione dhe kuriozitete si një guidë virtuale për ndjekësit e tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF