
Një deklaratë e disa muajve më parë ku këngëtarja Adelina Tahiri pranoi se martesa e saj nuk është në ditët më të mira, mjaftoi që thashethemet se këngëtarja shqiptare dhe avokati i njohur maqedonas i kanë dhënë fund marrëdhënies të qarkullonin çdo ditë.
Edhe mungesa e postimeve në rrejte sociale nën shoqërinë e njëri tjetrit ndikuan që të aludohej vazhdimisht për ndarje.
Por, një foto e postuar nga Tahiri sw fundmi, duket se sqaron këdo që ka patur dyshime të tilla.
Në foton në fjalë, këngëtarja shfaqet nën shoqërinë e bashkëshorti, prindërit e saj dhe motra. Në këtë mënyrë ajo zbuloi se kriza ka kaluar.
“Family time”, ka shkruar Adelina bashkëngjitur me foton ku shihet e lumtur.