
Që prej daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Efi Dhedhez është ndoshta ish-banorja e vetme që ka vendosur të kalojë një verë të qetë, pa qenë prezente në rrjete sociale, apo programe televizive.
Ndërsa Efi po merr kohën e saj për të reflektuar, duket se një ofertë për të qenë pjesë e televizionit në sezonin e ri ajo e ka pranuar.
Sipas ‘Kryefjala’ ish- banorja e Big Brother VIP do të marrë pjesë në një tjetër garë, kësaj here në atë të kërcimit. Efi do të jetë pjesë e VIP-ave në spektaklin ‘Dancing With The Stars’ që do të zhvillohet për herë të dytë në ekranin e Top Channel duke nisur nga muaji shtator.
Sakaq, edhe këtë sezon moderimi i spektaklit të kërcimit i është besuar Bora Zemanit, ndërkohë që nuk dihet ende nëse Eno Popi do të jetë si moderator në ‘Golden Room’.



















