Ata janë çifti më i përfolur i momentit e si i tillë komentohen gjatë e gjërë për çdo veprim publik ose jo.
Së fundmi në disa foto të postuara në rrjetin social instagram, Kiara Tito e veshur me një fustan saten të gjatë duket sikur ka një bark paksa të rrumbullakosur aq sa ndjekësit kanë nisur aludimet se moderatorja është shtatzënë.
Teksa pozon krah Luizit, sytë menjëherë shkojnë tek barku i moderatores dhe fotot nuk kishin si të mos bëheshin menjëherë virale.
Sigurisht që ky është vetëm një aludim i bërë nga disa foto në të cilat nuk përjashtohet mundësia që jetë një iluzion optik i krijuar nga fustani i gjerë.
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po shijojnë romancën e tyre, ndërsa dy ditë më parë artisti publikoi këngën ‘Kiara’ dedikuar të dashurës së tij.