KreuCelebrity

Çfarë tha Sinead O’Connor, pak para se të ndahej nga jeta! Ankthi që i la vdekja e të birit 17 vjeçar!

Çfarë tha Sinead O’Connor, pak para se të ndahej nga

Pak ditë para se të ndahej nga jeta këngëtarja legjendare Sinead O’Connor zbuloi shkroi në rrjetin social ‘Twitter’ se ajo po jetonte si një ‘krijesë nate e vdekur’ që nga vetëvrasja e djalit të saj vitin e kaluar.

Javën e kaluar, ajo e ka cilësuar djalin e saj të ndjerë Shane si ‘dashurinë e jetës së saj’ dhe ‘personin e vetëm që më ka dashur ndonjëherë pa kushte’, duke shtuar se ndihej ‘e humbur’ pa të.

Artistja O’Connor kishte luftuar me probleme të shëndetit mendor që kur djali i saj Shane, 17 vjeç vrau veten në janar të vitit 2022 pasi u arratis nga spitali ku po kurohej pasi kishte tentuar të vetëvritej më parë.

‘Ai ishte dashuria e jetës sime, llamba e shpirtit tim. Ishim një shpirt në dy gjysma. Ai ishte i vetmi person që më ka dashur ndonjëherë pa kushte. Jam një krijesë e pavdekur nate pa të”; shkroi nëna e plagosur në postimin e fundit të jetës të saj kushtuar të birit të ndjerë.

Sinéad postoi gjithashtu një seri këngësh të trishta, njërën prej të cilave ja kushtoi “të gjitha nënave të fëmijëve të vetëvrarë”.

Vdekja e yllit në moshën 56-vjeçare u mësua ditën e djeshme, duke shkaktuar pikëllim në Irlandën e saj të lindjes dhe në mbarë botën. Të dashurit e saj dhe familjarët kanë kërkuar privatësi dhe nuk kanë bërë të ditur shkakun e vdekjes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF