KreuCelebrity

Zogjtë e dashuruar: Princeshë Beatrice dhe bashkëshorti italian në pushime romantike!

Zogjtë e dashuruar: Princeshë Beatrice dhe bashkëshorti italian

Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi janë parë si rrallëherë teksa shfaqin afeksion dhe intimitet në publik karshi njëri tjetrit, diçka që ndodh rrallë në një familje mbretërore. Çifti kanë zgjedhur Saint Tropez për të kaluar pushimet romantike nën shoqërinë e njëri tjetrit.  

Beatrice dhe Edoardo u fotografua teksa përqafonin ëmbëlsisht njëri tjetrin kur prisnin një varkë në një port pranë restorantit të famshëm në Saint Tropez ‘Club 55’.

Vajza e madhe e Princit Andreë, 34 vjeç dukej pa mundim elegante me një fustan midi krem, me print të bukur trëndafili. Fustani elegant i mbrëmjes kishte një prerje me jakë V dhe mëngë voluminoze.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj prej dy vitesh dukej më serioz me një këmishë të bardhë prej lino të gjerë dhe pantallona të ngushta. Përpara se të hipte në varkën e tyre, Edo u fotografua teksa mbështillte në krahët e tij bashkëshorten Beatrice.

Çifti dukej se ishte i përfshirë në bisedë të lumtur dhe dukeshin tejet të afërt me njëri tjetrin.

Princeshë Beatrice dhe Edoardo Mozzi lidhën kurorë dy vite më parë, ndërsa sot janë prindër të një vajze. Edoardo ka edhe një djalë nga lidhja e tij e mëparshme me arkitekten Dara Haung.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF