KreuCelebrity

Sara Hoxha e ka një të preferuar nga 3 fëmijët!

Sara Hoxha e ka një të preferuar nga 3 fëmijët!


Nëse je prind i 2 apo më shumë fëmijëve me siguri edhe ti pyetjes se nëse ke një fëmijë të preferuar me siguri i je përgjigjur ‘jo, i kam të gjithë njësoj’.


Rezulton se kjo përgjigje mund të mos jetë plotësisht e saktë. Edhe nëse shumë prej prindërve nuk e pranojnë plotësisht, hulumtimet tregojnë se ka një shans të mirë që në të vërtetë të keni një të preferuar.
Në mënyrë tipike, ky favorizim nuk ka të bëjë fare me dashurinë e një fëmije më shumë se një tjetër. Në vend të kësaj, ka më shumë gjasa bazuar në mënyrën se si personaliteti juaj rezonon me personalitetin e një fëmije më shumë se një tjetër.

Edhe nëse prindërit e njohin këtë lidhje, ata ngurrojnë ta pranojnë me zë të lartë nga frika se mos lëndojnë ndjenjat e fëmijës tjetër. Megjithatë ‘preferenca’ e një fëmije apo tjetrit mund të ndryshojë në varësi të kohës, moshës, apo rrethanave.

Por të kthehemi tek Sara Hoxha, nga e cila ne thjesht morëm spunto për këtë temë. Në një foto të postuar në instagramin e saj, në telefonin e trashëgimtares së Top Media ndjekësit vunë re se në ‘coverin’ e telefonit është foto e djalit të dytë. Me humor shumë prej ndjekësve komentuan se në këtë mënyrë e mësuam se cili prej 3 fëmijëve është i preferuari i mami Sarës, e cila po ashtu nuk ngurroi të përgjigjej se çdo javë coveri i telefonit një foto të re.


Në këtë foto, njëri prej komentuesve e vuri re foton e djalit dhe shkroi:
”Tani kuptuam dhe se kush është fëmija i preferuar i Sarës”
E kjo e fundit shkruan: “Haha ndërron çdo javë!”


I preferuari i mamit për këtë javë ishte Roman e me siguri ‘wallpaperin’ e telefonit të mamit do ta zërë edhe London dhe motra e vogël Ruya.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF