
Pak ditë më parë këngëtari Ardian Bujupi u celebrua me martesë nëpërmjet një ceremonie tejet intime dhe në mënyrë të fshehtë pa bërë asgjë publike.
Me gjithë dëshirën e këngëtarit për ta mbajtur partneren e tij larg vëmendjes mediatike, ‘Prive’ ka zbuluar identitetin dhe portretin e bashkëshortes së Bujupit.
Ajo quhet Fjolla, është shqiptare dhe prej vitesh jeton me prindërit e saj në Gjermani. Thuhet gjithashtu se tani që Ardiani ka nisur koncertet e tij verore ajo ka ardhur në Kosovë duke qëndruar krah tij.



















