
Nëse jemi natyrshëm lëkurëbardhë, nëse nuk mund të ekspozohemi së tepërmi në diell, sepse thjesht nuk është shëndetshëm, apo nuk kemi kohë të shkojmë në plazhe apo pishina për shkak të detyrimeve të punës, si mund ta bëjmë që nxirja e lëkurës të zgjasë?
Vaji i ullirit përmban përqendrim të lartë të antioksidantëve, të cilët zbusin efektin e rrezeve ultraviolete në lëkurën tonë, mirëpo ai nuk mund të na mbrojë në tërësi nga dielli, por mund të jetë shumë më i dobishëm se produktet e ndryshme për nxirje.
Produktet për nxirje përmbajnë alkool brenda tyre, i cili krijon ndjenjë të përkohshme ftohjeje të lëkurës, porn ë periudhën afatgjatë thotë Telegrafi, ato lënë efekte “të padukshme” negative në lëkurën tonë, të cilat manifestohen gjatë viteve, prandaj vajrat e tilla gjithsesi janë opsioni më i mirë.
Tri rregulla të arta se si nxirja e plazhit të qëndrojë më gjatë:
Aplikoni një shtresë të hollë vaj ulliri në mëngjes ose herët në mbrëmje dhe bëni banja dielli për dhjetë minuta. Në këtë mënyrë, ju do të shmangni ekspozimin e tepërt në diell dhe vaji i ullirit do të ushqejë lëkurën tuaj, gjë që do të rezultojë në një lëkurë të nxirë.
Duke përdorur vajin e ullirit, jo vetëm do të merrni një ngjyrë të bukur, por do të jetë e qëndrueshme edhe për disa muaj pas verës.
Duhet theksuar se përdoret vetëm vaj ulliri ekstra i virgjër, i cili përmban një përqindje të lartë të vitaminës E dhe përbërës të shumtë me veti antioksiduese.