KreuStil Jetese

Vera, shumë pushime, në pak ditë

Të gjithë në këto tre muajt të verës duam shumë pushime, por fatkeqësisht kemi vetëm 15 ditë të bekuara, të cilat asnjëherë nuk mjaftojnë për të shijuar diellin, detin dhe argëtimet e stinës. Jeta dinamike e qytetit dhe ritmi i punës na ‘vjedhin’ çdo sekondë, duke na bllokuar në kaosin e metropolit. Mos u shqetësoni, është koha të shtoni disa ditë pushimesh verore në kalendarin tuaj. A e dinit që ekzistojnë mikro-pushime? Po ju sugjerojmë disa trick-e, si t’i vjedhim verës sa më shumë ditë me diell, përtej atyre të lejes së zakonshme.

Happy Hour

Nëse është e henë apo e mërkurë, nuk do të thotë se nuk ka kohë për plazh. Mundësia për të ‘vjedhur’ pak orë nga dita juaj pas mbarimit të orarit të punës është një mënyrë për të shijuar sezonin. Pasditet janë aq të gjata sa mund të gjeni kohë për të shkuar në det, pishina apo në një park ku mund të merrni rreze dielli. Pas orës 16:00 kur keni mbaruar orarin zyrtar të punës, zhfrytësoni atë që quhet ‘golden hour”, koha ideale për të marrë rrezet më të mira të diellit. Që në mëngjes vendosni në makinë veshjet e plazhit dhe një peshqir. Vetëm 30 minuta ju ndajnë nga bregdetit, arratisuni në një pishine afër qytetit apo në ndonjë park ku do të shijoni diellin dhe do të largoni stresin. Janë 2 ose 3 orë që mjaftojnë për të shijuar edhe perëndimin e diellit që të jep ndjesinë e një dite të plotë pushimi.

Fundjavat

Ata që e duan plazhin buzë detit kanë mjaftueshëm kohë përr të qenë aty, nëse planifikojnë kohën e duhur në fundjavë. Falë distancave të shkurtra, një udhëtimi me makinë, destinacione si Vlora për 2 orë, ose Durrësi për 30 minuta janë të arritshme. Papritur keni ndryshuar krejt peizazhin e fundjavës për 48 orët e ardhshme. Rregulli kryesor është të mos merrni gjithë shtëpinë me vete, por vetëm gjërat që ju duhen: një çantë shpine ka gjithmonë hapësirë për syzet e diellit, kremrat mbrojtës dhe pak veshje. Janë dy ditë të plota brenda të cilave mund të shijoni nxirrjen e lëkurës, por edhe qetësinë e valëve të detit. Ata që duan argëtimin, aty gjenden klubet me muzikën më të mirë.

Ndihu komode

Mos prit gushtin, vera jote po ndodh tani, në ato pak orë larg qytetit të mbushura me dielli dhe energji. Nëse doni të shfrytëzoni çdo moment, duhet të dini çfarë kërkoni nga këto arratisje të shkurtra, jepini vlerë çdo çasti dhe duke bërë kompromis me kohën. Teksa shijon rrezet e diellit me një koktej në dorë me miqtë, nëse je një përdorues i rritur i produkteve me nikotinë, shtoji kësaj përvoje IQOS ILUMA. Për shumë përdorues të rritur të produkteve me nikotinë IQOS ofron një përvojë që nuk ka tym, pa hi, e mbi të gjitha pa erë të keqe që mund të prishë ndjesinë e pushimeve.