Jeta e qytetit është kaq frenetike, ndaj këto ditë të ngrohta, gjithkush ndjen një dëshirë për të dalë nga e përditshmja. Takimet me miqtë në të njëjtin vend, oraret e gjata në punë, kaosi i trafikut, pastaj ato qëndrimet e plogështa në divan, janë momente që të zgjojnë dëshirën për t’u ‘arratisur’ për pak çaste nga mjedisi ku jetojmë. Nuk ka tjetër moment veçse këtë periudhë e vitit për të dalë nga rutina, ndaj po ju sjellim disa ide sesi mund të kaloni disa ditë ‘çliruese”.

Në fermë
Tani është kthyer në një trend – fundjavë në fermë! Arsyeja? Sepse ndodhen pak kilometra larg qytetit dhe mund të jenë një oaz çlodhës. Larg Tiranës mund të gjeni vende ku mund të shijoni jo vetëm natyrën e qetë dhe ajrin e pastër, por edhe ushqimin bio që shërbehet në to. Mund të zgjidhni destinacione ku mund të kaloni natën, për ata që duan një çlodhje totale, ose disa orë, për ata që kohën e kanë të shtrenjtë. Në zemër të natyrës, mes kafshëve dhe gjelbërimit mund të pushoni dhe të fitoni energji për ta vijuar sërish jetën tuaj


Energjia e rivierës
Ata që e duan komoditetin buzë brigjeve të rivierës, ky është vendi ideal ku gjen diellin dhe detin. Riviera cila nis nga Vlora përgjatë brigjeve joniane në Dhërmi e deri në Sarandë, janë aq joshëse, sa mund të prenotoni një fundjavë për të marrë gjithë energjinë që ju duhet. Gjatë ditës mund të pushoni ose të notoni, të shijoni ushqimin e mirë, ose të bëni aktiviteteve sportive. Darkave, mund të argëtoheni në klubet që ofrojnë muzikën e momentit, me artistë apo DJ të cilët do t’ju zgjojnë nga përgjumja në të cilin kishit rënë prej kohësh.

Festivale muzikore
Festivalet muzikore me ritme dhe rryma të ndryshme janë një agjendë e mbushur plot adrenalinë. Muzika na lidh të gjithëve përmes tingujve, duke krijuar miqësi të reja, sidomos kur flasim të njëjtën gjuhë – argëtimin. Për mua si një festues i aventurave të argëtimit dhe përdorues i rritur i produkteve me nikotinë, IQOS është një shoqërues unike që plotëson panoramën festive. Pa zjarr, pa hi, pa tym dhe pa aroma të këqija. Seritë IQOS ILUMA i janë shembulli i evolucionit të teknologjisë.

Në mal për hiking
Kush dëshiron të jetë super-aktiv, nuk ka asgjë më të mirë se ngjitja në shpatet e maleve. Grupe të ndryshme ofrojnë udhëtime hiking në disa zona të Shqipërisë, duke zbuluar përveç bukurive të natyrës edhe më shumë rreth florës dhe faunës. Nuk ka asnjë periudhë tjetër të vitit më ideale se kjo – pasi do të shihni si një pikturë që gjallon – lulëzimin e bimësisë e cila mbulon të gjithë territorin i cili zgjohet papritur nga dimri. Të lodhshme, por sfiduese janë disa nga ngjitjet në mal nga veriu në jug, duke u ngjitur në lartësi që as i kishit imagjinuar.

Turizmi kulturor
Nëse jeni nga ata që kanë më shumë kuriozitet për artin, kulturën dhe trashëgiminë, këto pushimesh janë vërtet frymëzuese. Mund të vizitoni qytete me objekte kulti të cilat ruajnë vlera të rralla arkitektonike, por edhe të përshpirtshme. Muze me vepra të njohura në Berat e Korçë, janë një mundësi për të zbuluar artin mesjetar. Vizitoni kështjellat dhe kalatë, ku do të njiheni jo vetëm me rrënjët, por edhe me historinë. Shumë qytete ofrojnë gjithashtu ngjarje si teatro dhe kinema, ku mund të kaloni kohën tuaj duke u mbushur me emocione.
Me pamje nga ballkoni
Pranvera, stina për të rilindur
Mos shkoni me pushime pa këto aksesorë
