Muaji Mars është zyrtarisht kalimi nga sezoni i dimrit në atë të pranverës. Pikërisht ky moment nuk është thjesht pika e kthesës stinore, por një çast kur shumë gjëra duhet të shkojnë drejt një ndryshimi të shumëpritur. Nga pamja e jashtme deri tek ana psiko-emocionale, duhet të transformojmë jetën tonë papritur për të sjellë një frymë më të freskët. Viti kalendarik për pranverën fillon në datën e ekuinoksit të pranverës, që është data kur dielli është drejtpërdrejt sipër ekuatorit, ku dita dhe nata kanë gjatësi të barabartë.

Rinovo vendin ku jeton
Nëse doni vërtet të ndjeni sa më shpejt ndryshimin, fillojeni nga shtëpia ose vendi juaj i punës. Hiqni dekoret tipike dimërore menjëherë nga dhoma juaj e ndenjes dhe zëvendësojini ato me elemente të gjelbër, motive lulesh dhe bimësh që të dhurojnë ndjesinë e ripërtëritjes. Tryezën e punës ose ngrënies zbukurojeni me vazo me lule të freskëta sepse vetëm ndjesia e nuhatjes do t’ju bëjë të ndjeni menjëherë ndryshimin. Gota, filxhanë dhe pjata me motive po ashtu stinore do t’i japin mjedisit një frymë ripërtëritje, e cila do t’ju bëjë të ndiheni më pranë sezonit të ri ku sapo keni hyrë.

Një dietë e re ushqimore
Një meny e re ushqimore do t’ju bëjë të ndiheni të rigjallëruar që në ditët e para të pranverës. Sekreti i dietës së pranverës është të shtoni në të sa më shumë perime dhe fruta të sezonit, të cilat kanë më shumë vitamina dhe anti-oksidantë. Përfshini sa më shumë proteina të pastra, peshk, vezë dhe pulë, sepse organizmi juaj ka nevojë të futë në lëvizje muskujt ‘e ndryshkur’ gjatë dimrit. Niseni mëngjesin me ujë me limon, çajra bimorë, ujë me mente ose smoothie me fruta dhe perime, pasi ato kanë një efekt rigjallërues në këtë moment kaq me rëndësi të ndryshimit të stinëve dhe mbushjen me sa më shumë energji të trupit.

Ndrysho zakonet
Ndodh rëndom që kur kalojmë nga një sezon në tjetrin, i vendosim vetes si detyrë të ndryshojmë disa zakone të cilat mund të mos kenë qenë dhe aq të mira për jetën tonë. Në këtë proces rinovimi, të gjithë duhanpirësit e rritur e dine sesa e vështirë është të heqësh dorë nga ky zakon. Por, për ata që e duan vërtet ndryshimin, duke u bazuar te fuqia e teknologjisë, është IQOS. Pajisja IQOS ILUMA ka aftësinë të kryejë këtë transformim, pasi ju propozon një stil jetese më të ndërgjegjshëm, ajo nuk e djeg duhanin, por e ngroh, duke shmangur çdo aromë të keqe te rrobat apo flokët, sepse nuk ka as hi, as tym.

Më shumë kohë në natyrë
Ndoshta moti jo i favorshëm ju ka bërë të qëndroni mbyllur në shtëpo, ndaj me ngrohjen e kohës, zgjidhni të keni një regjim fizik, duke shtuar në rutinën tuaj shëtitjet në natyrë apo ecjet sportive. Shëtitjet në natyrë janë një terapi natyrale për trupin dhe mendjen. Mëngjesi është koha ideale, por ju mund të vendosni që edhe pas punës të ecni të paktën 30 minuta në ditë, ose mund ta intensifikoni atë në fundjavë më gjatë. Ecja është një nga aktivitetet më të thjeshta dhe më të dobishme për organizmin, i cili ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, ul tensionin, forcoë zemrën dhe sistemin kardiovaskular.
Ky produkt nuk është i padëmshëm dhe përmban nikotinë, e cila krijon varësi. Të përdoret vetëm nga të rritur.
