KreuStil Jetese

Kombinimi i çajit dhe kafes, "çifti i papritur" që Mund të zgjasë jetën!

Kombinimi i çajit dhe kafes, "çifti i papritur" që

Shumë njerëz janë ose dashamirës të kafesë, ose të çajit, por jo të dyve njëherësh. Megjithatë, një studim i ri nga Kina sugjeron se kombinimi i përditshëm i këtyre dy pijeve të njohura mund të ketë përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin dhe të rrisë jetëgjatësinë.

Hulumtimi analizoi të dhëna nga rreth 183,000 pjesëmarrës të regjistruar në UK Biobank, një bazë të dhënash shëndetësore dhe biologjike me gjysmë milioni njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Për 13 vjet, pjesëmarrësit plotësuan pyetësorë mbi dietën dhe stilin e jetesës, duke përfshirë konsumimin e kafesë dhe çajit. Rezultatet treguan se ata që kombinonin këto dy pije kishin një rrezik më të ulët për sëmundjet që janë shkaqet kryesore të vdekjes.

Pse kjo kombinim mund të zgjasë jetën?
Si kafeja, ashtu edhe çaji përmbajnë antioksidantë të fuqishëm të quajtur polifenole. Kafeja, për shembull, përmban acide hidroksikinik dhe klorogjenike që mbrojnë trupin nga stresi oksidativ dhe inflamacioni, duke zvogëluar rrezikun për sëmundje të zemrës dhe çrregullime autoimune. Çaji, veçanërisht çaji jeshil, përmban katechina dhe EGCG që mbrojnë qelizat nga plakja, ulin kolesterolin e keq dhe mund të parandalojnë disa lloje kanceresh.

Ekspertët nënvizojnë se konsumimi i rregullt i të dy pijeve jo vetëm që ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet kronike, por gjithashtu kontribuon në hidrimin e trupit, megjithëse nuk mund të zëvendësojë plotësisht ujërat.

Sa duhet të pijmë?
Studimi përcaktoi një raport ideal: për çdo dy filxhanë kafe, rekomandohen tre filxhanë çaj. Ky kombinim mund të ulë rrezikun e vdekjes me deri në 45% në krahasim me mesataren. Sigurisht, është e rëndësishme të mos tejkalohet sasia e sigurt e kafeinës, që për një të rritur të shëndetshëm nuk duhet të kalojë 400 mg në ditë.

Nëse studimet e ardhshme konfirmojnë këto rezultate, mund të shohim lindjen e një aleance të papritur ushqimore që bashkon dy prej pijeve më të dashura në botë. Deri atëherë, këshilla mbetet e qartë: shijoni kafenë dhe çajin me masë dhe mbani nën kontroll sasinë e kafeinës.

Tags:

kafe çaj