Nuk ka asnjë vend më të bukur për të shijuar këtë sezon sesa ballkoni i shtëpisë. Gjethe e gjelbër, qiellin e pastër dhe diellin që ngroh, mund ta shijosh edhe pa dalë nga shtëpia. Nuk ka rëndësi madhësia e ballkonit tuaj, sepse sado i vogël, apo i madh qoftë, ka ardhur çast ta ktheni këtë hapësirë në një vend ku mund të shijoni mëngjesin vetëm me filxhanin e kafes në dorë, ose mbrëmjet me familjen ose miqtë, duke pirë diçka.

Pak mobilje, shumë hapësirë
Rregulli i parë për ballkonet: maksimizoni hapësirat. Duhet të zgjidhni mobilje të cilat nuk zënë shumë vend dhe kanë forma që përshtaten në çdo cep. Ndani fillimisht zonat: ku do të jetë ajo e qetësisë që ka kënd me fushëpamje. Nëse ballkoni është i vogël vendosni një tavolinë të vogël, me karrige që hapen e mbyllen, ose nëse mjedisi është i madh, zgjidhni një stil bohemian me mindere të shtirë në tokë, prej nga mund të shijoni perëndimin e diellit.

Oazi i qetësisë, ose festave
Në ballkon mund të nisë dita jote, por edhe të mbyllet po aty. Unë preferoj mbrëmjet, pasi mund të zgjidhni një ndriçim të zbehtë - jo domosdoshmërish romantik – që të jetë ideal për festa të ngrohta me miqtë ose familjen. Varni disa fenerë të vegjël në tavan, ose mund të mbushi çdo kënd me ndriçues me thurje prej bambuje duke krijuar një ndjesi më intime. Ashtu si seria e re e IQOS ILUMA sjell për përdoruesit e rritur një përvojë unike dhe që përshtatet me një ritëm më personal falë funksioneve Pause Mode, FlexPuff dhe Autostart, ju mund të shijoni çdo moment siç dëshironi, pasi pajisja ofron një eksperiencë të pastër, pa hi, pa tym dhe pa aroma të rënda.

Më shumë gjelbërim
Kthejeni ballkonin në një oza të gjelbër. Fillimisht ndani zonat ku do të vendosni vazot apo detajet e tjera të gjelbra që gjallërojnë këtë kënd të shtëpisë. Nëse keni një parvaz të madh e të gjatë, të gjitha vazot vendosini aty duke kombinuar të mëdha e të vogla, me forma e ngjyra të cilat krijojnë një thyerje të mjedisit. Nëse keni një ballkon të vogël, atëherë të gjitha vazot duhet të përshtaten me një dekor vertikal. Zgjidhni vazo të vogla që mund të varen përqark mureve, ose në tavan, por pa a kthyer në xhungël të zhurmshme, sepse duhet të ruani me kujdes ekuilibrin e dritës për çdo moment të ditës.

Ngjyra të guximshme
Kur vjen fjala për ngjyrat, mund të keni dëgjuar shumë ide, por me rëndësi është të bëni zgjedhjet më IN të interior dizajnit. Pikë së pari, provoni drurin, pra kryesisht tonet e tokës, kryesisht tek objekte si tavolina ose karrige të cilat edhe mund të zhvendosen sipas rastit kur dhe si do t’i përdorni. E nëse doni të dalloni nga të tjerët, një kolor i fortë është për ata që guxojnë, sugjerohet më shumë për elementet dekorues si: mbulesa, vazo, mindere, llambadarë ose qirinj. Mund të vendosni shilte ose jastëkë me motive tradicionale, qëndisma ose thekë, të cilat përshtaten më shumë me stilin bohemian, e më së shumti e lulet dhe gjethnajën e ballkonit.

