KreuStil Jetese

Anadolu në Zemër të Tiranës. Standard i Ri në mjekësi për Shqiptarët

Në një nga zonat më elitare të kryeqytetit takohemi me një mjedis shëndetësor sa shqiptar dhe jo shqiptar, i cili i gjendet në çdo kohë cilësisht dhe me profesionalizëm çdo pacienti, paçka moshës dhe gjinisë. Anadolu Medical Center është një emër i dëgjuar tanimë sepse prej thuajse një dekade operon ne vendin tonë. Nga rastet e ndryshme dhe të shumta të trajtimit, deri në momente suksesi të shpëtimit të jetëve. Bordo në këtë bisedë me drejtuesen e Anadolu Medical Center, znj. Merve Akinoglu ndalet tek shërbimet dhe cilësitë që këtë qendër mjekësore  e kanë klasifikuar në 250 spitalet më të mira në botë apo dhe akordimin e Medaljes së Nderit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, për mjekët e spitalit Anadolu Medical Center.

Prej një dekade në Shqipëri dhe pesë vite në drejtimin e zyrës së Anadolu Medical Center në Tiranë, si ka evoluar ky rrugëtim për ju personalisht dhe profesionalisht?

Shqipëria është bërë tashmë atdheu im i dytë. Këtu, si familje, kemi krijuar miqësi të bukura dhe lidhje të forta. Erdhëm fillimisht për shkak të punës së bashkëshortit tim, por më pas vendosëm të qëndrojmë, dhe kjo ishte një nga vendimet më të mira në jetën tonë. Fakti që edhe fëmijët e mi kanë krijuar rrethin e tyre shoqëror dhe e ndjejnë këtë vend si atdheun e tyre, është shumë e çmuar për mua. Kam punuar për shumë vite në sektorin e shëndetësisë si përfaqësuese, por të zhvilloja këtë iniciativë në një vend tjetër, me një markë të njohur ndërkombëtarisht, ka qenë një përvojë unike dhe një mundësi e rëndësishme për rritjen time profesionale.

Cila është historia e një pacienti që ju ka prekur më shumë dhe ju ka bërë të ndiheni se puna juaj ka vërtet ndikim?

Një nga historitë që më ka prekur më shumë ishte ajo e një pacienteje të re, me një fëmijë të vogël, e diagnostikuar me kancer. Në qendrat ku ishte drejtuar më parë, i kishin thënë se nuk kishte më asgjë për të bërë dhe se ishte në fazën e fundit. Kur erdhi tek ne për herë të parë, ishte në gjendje shumë të vështirë dhe lëvizte me karrocë. Pas trajtimeve që mori, ajo e mposhti plotësisht sëmundjen. Vizita e saj e fundit, kur erdhi duke ecur dhe duke mbajtur dorën e vajzës së saj, ishte një moment i paharrueshëm dhe shumë emocional për mua. Atëherë e ndjeva edhe një herë se puna jonë prek realisht jetët e njerëzve.

Shumë pacientë kanë frikë nga ideja e trajtimit jashtë vendit. Si e ndërtoni besimin me ta që në kontaktin e parë?

Sot, me lehtësimin e aksesit dhe komunikimit, trajtimi jashtë vendit nuk shihet më si një pengesë e madhe. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me pacientët tanë që nga momenti i parë. Jemi një nga spitalet me ekipin më të madh ndërkombëtar në Turqi. Që në kontaktin e parë, përpiqemi t’i bëjmë pacientët të ndihen si në shtëpinë e tyre, përmes një qasjeje të përqendruar te njeriu. Kur ata shohin ekipin tonë të fuqishëm dhe me përvojë mjekësore, krijojnë menjëherë besim dhe ndihen të sigurt.

Si do ta përkufizonit stilin tuaj të drejtimit dhe çfarë kulture pune keni ndërtuar në zyrën e Tiranës?

Sinqerisht, mund të them se kam lindur për të punuar. Pavarësisht se ku ndodhem apo çfarë ore është, puna ime është gjithmonë pjesë e përditshmërisë sime. Besoj në komunikimin e hapur, në etikë, në besueshmëri dhe në një qasje të qartë në menaxhim. I kushtoj shumë rëndësi zhvillimit të ekipit tim; i inkurajoj, i mbështes të marrin iniciativa dhe i udhëheq që të nxjerrin në pah potencialin e tyre. Unë përqafoj një stil lidershipi njerëzor, fleksibël, vizionar dhe të hapur ndaj zhvillimit.

Anadolu Medical Center është renditur nga Newsweek ndër 250 spitalet më të mira në botë. Çfarë do të thotë ky vlerësim për ju dhe si përkthehet ai në përfitim konkret për pacientët shqiptarë?

Fakti që Anadolu Medical Center është renditur nga Newsweek ndër 250 spitalet më të mira në botë është një burim i madh krenarie dhe motivimi për ne. Është një vlerësim që na jep energji dhe na bën edhe më të përkushtuar në atë që bëjmë. Për qytetarët shqiptarë, kjo do të thotë akses i afërt në një spital me standarde botërore, duke i afruar me një shërbim cilësor dhe të besueshëm.

Anadolu në Zemër të Tiranës. Standard i Ri në

Anadolu Medical Center bashkëpunon me Johns Hopkins Medicine. Si përkthehet konkretisht ky partneritet në standarde dhe rezultate për pacientët nga Shqipëria dhe rajoni?

Bashkëpunimi ynë strategjik me Johns Hopkins Medicine na mundëson të ofrojmë trajtime moderne, të avancuara teknologjikisht dhe me rezultate të sigurta. Për pacientët tanë, kjo përkthehet në standarde ndërkombëtare dhe kujdes shëndetësor të bazuar në praktikat më të mira globale. Është një garanci e fortë për cilësi dhe besueshmëri.

Cilat janë trajtimet për të cilat ka më shumë kërkesë nga pacientët shqiptarë dhe pse mendoni se ndodh kjo?

Ne jemi një spital i përgjithshëm dhe pacientët na zgjedhin në shumë fusha të ndryshme të mjekësisë. Sigurisht, onkologjia mbetet një nga departamentet më të kërkuara, sepse pacientët marrin rezultate të besueshme dhe të shpejta si në diagnozë ashtu edhe në trajtim. Për shembull, rezultatet e një biopsie mund të dalin brenda 24 deri në 48 orëve, duke i mundësuar pacientit të fillojë trajtimin pa humbur kohë. Diagnoza e hershme dhe ndërhyrja e shpejtë janë vendimtare në këtë proces.

Përveç kësaj, ne jemi shumë të preferuar edhe në fusha si kirurgjia robotike, IVF, kirurgjia estetike, transplanti i flokëve, transplanti i organeve, transplanti i palcës kockore, rehabilitimi robotik dhe operacionet e syve.

Anadolu në Zemër të Tiranës. Standard i Ri në

Fakti që jemi një spital i përgjithshëm me teknologji të avancuar, ekspertizë multidisiplinare dhe shërbime të integruara na bën një qendër ku pacientët mund të gjejnë zgjidhje për pothuajse çdo nevojë shëndetësore. Kjo është arsyeja pse ata na besojnë dhe na zgjedhin në shumë fusha të ndryshme.

Turqia është kthyer në një qendër të rëndësishme të turizmit mjekësor. Çfarë e bën sistemin shëndetësor turk kaq konkurrues në raport me vendet e BE-së?

Arsyeja më e dukshme që e bën Turqinë konkurruese në turizmin shëndetësor është kombinimi i kostos së favorshme me cilësinë e lartë. Me çmime më të përballueshme, spitalet në Turqi ofrojnë shërbime sipas standardeve ndërkombëtare, shpesh me akreditime si JCI. Gjithashtu, spitalet private ofrojnë paketa gjithëpërfshirëse që përfshijnë fluturimin, akomodimin, transferin dhe trajtimin. Përballë kostove të larta dhe pritjeve të gjata në vendet e BE-së, Turqia ofron një alternativë moderne, të shpejtë, cilësore dhe të arritshme.

Anadolu në Zemër të Tiranës. Standard i Ri në

Cila ka qenë sfida më e madhe në ndërtimin e një ure të qëndrueshme mes pacientëve shqiptarë dhe spitalit në Turqi?

Shqiptarët dhe turqit janë dy popuj që ngjajnë shumë me njëri-tjetrin nga ana kulturore. Kjo afërsi e bën më të lehtë ndërtimin e besimit dhe komunikimit. Prandaj nuk hasim vështirësi të mëdha. Faktori më i rëndësishëm është menaxhimi i duhur i pritshmërive dhe komunikimi transparent në çdo hap. Kjo është baza për të ndërtuar një urë të fortë dhe të qëndrueshme.

Si e shihni zhvillimin e turizmit mjekësor në 5 vitet e ardhshme dhe cili është vizioni juaj për zyrën në Tiranë?

Në pesë vitet e ardhshme, besoj se Shqipëria do të tërheqë edhe më shumë vëmendje në fushën e turizmit mjekësor. Në të njëjtën kohë, do të jemi dëshmitarë të rritjes së mëtejshme të këtij sektori në nivel global. Unë vetë kam projekte të ndryshme në fushën e shëndetësisë dhe jam shumë e emocionuar për t’i realizuar ato. Shqipëria është një treg i hapur për investime dhe me potencial të lartë. Besoj fuqishëm se çdo iniciativë në këtë fushë do të sjellë rezultate shumë pozitive.

Adresa: Rruga Kristo Luarasi – Kompleksi Lake View, C Bloc, Kati 4

Kontakt: +355 68 563 6468

Instagram: @anadolumedicalcenter.al

Anadolu në Zemër të Tiranës. Standard i Ri në