KreuFashion

Modë, aksesorët must have

Koha të rifreskojmë gardërobën me aksesorët më të pëlqyer të sezonit. Ata që do të spikasin më shumë sivjet janë shumë minimaliste, por ka edhe disa që vijnë të frymëzuara nga motivet etnike drejt stilit bohemian. 

Aksesorët kanë aftësinë të shndërrojnë pamjen tuaj, duke theksuar përmes detajeve të vogla elemente të AND-së së stilit tonë. Nga syzet e diellit te shamitë e qafës, por edhe të përshtatura në fustane, çantat me thurje dhe shapkat PVC, po ju sjellim aksesorët që do të jenë më IN këtë stinë.

Karficat me motive

Dikur të konsideruara vetëm si objektet luksi, sot karficat janë rishfaqur si aksesori më unik i cili mund t’i shtojë akoma më elegancë pamjes tuaj. Një aksesor për flokët, por edhe për rrobat i cili do t’ju transformojë.

Mund të vendosen në xhaketë apo për të mbërthyer ndonjë shall që mbështjell krahët. Ngjyrat që do të dominojnë janë padyshim e arta, por edhe bluja e akullt, por edhe e gjithë gama e nuancave tipike pranverore që transmeton gëzim dhe energji në çdo outfit.

Shapka PVC

Pas rikthimit të tyre vitin e kaluar, shapkat prej materiali PVC sjellin një stil në duke paksa nostalgjik, por shumë të fuqishëm. Edhe pse tipike për veshjet casual & sport, ato janë tej mase të preferuara në ditët e para të ngrohta. Eksploroni me gamën e ngjyrave tipike të Pranverës, ku kriteri kryesor i zgjedhjes së tyre duhet të jetë materiali. Dizajnet "e padukshme" vijnë sivjet edhe te modelet më ikonike të shtëpive të njohura të modës, po këtë herë duke theksuar pjesën transparente.

Syze dielli

Aksesorët e frymëzuar nga Y2K, ose e thënë ndryshe vitet 2000, transmeton një përgjigje pozitive për ata që duan të thyejnë rregullat. Nga stili i syzeve aviator deri syzet me skelet të trashë, ku bien në sy logo të guximshme, stili Y2K do të transformojë pamjen tuaj duke ju shtuar doza të forta të anës luksoze. Lentet me ngjyra rozë, blu, të verdhë ose lejla janë momentalisht më të preferuat, po ashtu ato me efekt transparent. Kornizat metalike dhe shumë të holla, me forma drejtkëndore mbeten në krye të listës.





Me thurje

Çantat me motive thurjesh janë aksesori më IN. Kanë stil unik dhe hapësirë të bollshme ku mund të futesh gjithçka. Nga momenti që u konvertove në IQOS, gjithmonë ke sesi të kombinosh pajisjen tënde me stilin tënd. Ndaj mos nguro që pajisjen IQOS ILUMA ose ONE që ka shumë stil, ta kombinosh me këtë aksesor. Teknologjia Smartcore Induction System, eleminon hirin dhe tymin, duke ofruar një eksperiencë më të pastër, ndërsa opsioni FlexPuff përshtatet me ritmin tuaj, duke ju lejuar të ndaloni dhe rifilloni këtë proces sa here të doni.

Modë, aksesorët must have

Shalle mëndafshi

Kudo të gjeni një shall mëndafshi, mund ta përdorni atë duke e vendosur në qafë, për të mbuluar flokët, ose duke e vendosur si një rrip në bel. Me dizajne ekzotike dhe plot ngjyra, ato krijojnë një kontrast të fortë si dhe dhurojnë një ndjesi elegance të përjetshme. Dizajnët e shalleve do ti gjeni këtë sezon edhe pjesë të fustaneve tuaja, motive të cilat të japin efektin e luksit dhe një pamje gjithmonë të freskët dhe një stili lozonjar.

Modë, aksesorët must have

Etnike

Bizhuteritë prej druri, ose plastike, por të veshura në sipërfaqe me rrëshirë do t’ju shoqërojnë në çdo hap. Me forma të mëdha, frymëzuar nga kulturat etnike dhe stili i viteve shtatëdhjetë, ky aksesor kaq i guximshëm vjen i frymëzuar nga estetika bohemiane, por që në bazë ka elemente nga vende si Afrika apo Azia. Edhe pse mund të duken të papërshtatshme për çdo lloj stili, e keni gabim: sepse tonet e tyre të tokës janë gjithnjë aktive me të gjitha stilet, qoftë për atë të përditshëm, por edhe për një mbrëmje chic.