KreuFashion

Marina Vjollca sjell elegancën italiane në Durrës me dyqanin e ri Elisabetta Franchi

Durrësi dje u transformua në një qendër të vërtetë elegance kur Marina Vjollca hapi dyert e dyqanit të ri të Elisabetta Franchi, duke sjellë stilin e rafinuar italian për herë të parë në qytetin bregdetar, pas suksesit në kryeqytet.  Eventi nuk ishte thjesht një hapje dyqani, por një festë e vërtetë e modës, ku eleganca, drita dhe pasarela u bashkuan për të krijuar një atmosferë magjepsëse.

Dyqani, i konceptuar në dy kate, ofron një hapësirë luksoze dhe moderne, ideale për prezantimin e koleksioneve ekskluzive dhe një eksperiencë të veçantë blerjeje për klientët. Ky hap i ri nuk shënon vetëm zgjerimin e brandit në Shqipëri, por edhe një mundësi të madhe për zhvillimin e biznesit në Durrës.

Eventi ishte i kuruar deri në detaje, me pasarelën ku u prezantuan plot hijëshi veshjet e koleksionit të ri, duke u pëlqyer menjëherë nga të pranishmit.

Por qershia mbi tortë ishte prezence e vetë stilistes italiane dhe ideatore pas këtyre veshjeve që i shohim në pasaralat ndërkombtare Elisabetta Franchi, e cila ndoqi nga afër çdo detaj dhe falenderoi Marinën për përkushtimin, bashkëpunimin dhe organizimin e këtij eventi.

Marina Vjollca sjell elegancën italiane në Durrës me dyqanin e ri

Marina ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe partneri i saj jo vetëm në jetë por dhe ne biznes, reperi Getoar Selimi, por nuk mungoi as motra e saj e vogël, moderatorja Luana Vjollca e shoqëruar nga nëna e tyre së bashku dhe me familjen e bashkëshortit  duke i dhënë eventit një atmosferë familjare dhe të ngrohtë.

Mes të ftuarve ishin fytyra të njohura të ekranit si dhe biznesmenë të suksesshëm. Nuk munguar as finalistët e Brother VIP Kosova së bashku me fituesin Londrimi, Klodi dhe Elijona, së bashku me ish-banoren kosovare Albana Vukaj. Nga edicioni i kaluar i Big Brother Kosova u shfaqën Alba Pollozhani dhe Dolcen, ndërsa nga Big Brother Albania i ftuar ishte Meriton Mjekiqi.

Marina Vjollca sjell elegancën italiane në Durrës me dyqanin e ri

Marina Vjollca sjell elegancën italiane në Durrës me dyqanin e ri

Marina Vjollca sjell elegancën italiane në Durrës me dyqanin e ri

Atmosfera e eventit ishte elegante dhe e ngjyrosur me stil dhe rafinim, duke reflektuar pasionin për modën dhe luksin. Hapja e këtij dyqani është një tjetër sukses i Marina Vjollcës në botën e modës dhe biznesit.