KreuFashion

Si të vishni pantallona sportive kur dilni? 5 veshje perfekte dimërore për ditët "dembele"

Kur mendojmë për tuta, imazhi që na vjen në mend është zakonisht sportiv dhe komod: atlete, një bluzë e thjeshtë dhe një ditë pa shumë obligime. Por dimri 2026 po sjell rregulla të reja në modë: rehatia nuk do të thotë më sakrificë për stilin. Pantallonat sportive janë sot pjesë e garderobës urbane, gati për t’u kombinuar me xhaketa, këmisha të rafinuara dhe këpucë që i jap stil pamjes tuaj. Ne po ju japim 5 ide si të dukeni plot stil, por rehat në të njëjtën kohë pa shumë përpjekje,.

1. Pallto, tuta gri dhe loafers
Një kombinim jo i zakonshëm që bashkon rehati dhe elegancë: pantallonat sportive shoqërohen me loafers dhe një pallto e gjatë, e butë si batanije, që i jep theks komoditetit me stil.

Si të vishni pantallona sportive kur dilni? 5 veshje perfekte dimërore

2. Pantallona sportive, balerina dhe xhaketë barn
Pantallonat e famshme Adidas blu bëhen protagoniste e veshjes, të kombinuara me një xhaketë barn në ngjyra neutrale dhe balerinat e  zeza plotësojnë në mënyrë elegante pamjen, pa prishur ekuilibrin e përgjithshëm.

Si të vishni pantallona sportive kur dilni? 5 veshje perfekte dimërore

3. Tuta sportive, këmishë dhe bluzë me rrip të gjatë
Kombinimi klasik i bluzës me zinxhir me mëngë të gjata dhe pantallonave sportive merr një kthesë elegante me këmishën e bardhë që duket nga poshtë duke transformuar totalisht pamjen.

Si të vishni pantallona sportive kur dilni? 5 veshje perfekte dimërore

4. Tuta sportive, balerina dhe xhaketë bomber jeshile
Pantallonat gri krijojnë një bazë të thjeshtë, ndërsa xhaketa bomber jeshile dhe këpucët balerina të kuqe i japin veshjes karakter dhe një shkëlqim të papritur ngjyre, një pamje që luan me kodet dhe i përzien ato pa mundim.

Si të vishni pantallona sportive kur dilni? 5 veshje perfekte dimërore

5. Kostum sportiv dhe Çizmet e dëborës Moon Boot
Një kombinim që duket tipik për alpe, por funksionon perfekt edhe në qytet: kostumi sportiv me Moon Boots, një triko dhe pallto e butë krijojnë një kontrast të qëllimshëm midis komoditetit dhe glamurit, duke sjellë një pamje të veçantë urbane.

Moda e këtij dimri po na mëson se luksi dhe rehati mund të bashkëjetojnë.