KreuFashion

Giorgio Armani 2026, elegancë e pastër dhe thurje Italiane që spikasin në sfilatën e meshkujve!

Në javën e modës së meshkujve në Milano, Giorgio Armani prezantoi koleksionin e tij të parë për meshkuj Vjeshtë/Dimër 2026-2027 që pas ndarjes nga jeta e themeluesit ikonë, Giorgio Armani. Drejtuesi kreativ, Leo Dell'Orco, ka ndihmës të ri nipin e tij, Gianluca Dell'Orco, duke ruajtur konsistencën e stilit "shumë Armani", por me reflektime të reja që simbolizojnë ndryshimin dhe të ardhmen.

Giorgio Armani 2026, elegancë e pastër dhe thurje Italiane që

Koleksioni eksploron tekstura luksoze dhe të lëvizshme: velvet, krepe, chenille, mëndafsh, cashmere dhe lëkurë mat, ndërsa paleta e ngjyrave kombinon grinë, blu, të zezë me nuanca të olive, ametist dhe lapis lazuli. Siluetat janë të rrjedhshme, me veshje klasike, bluzone të voluminoza, jaketa me butona të ulët, këmisha të rregulluara dhe pallto mbështjellëse.

 

 

Ndër momentet e veçanta, koleksioni i pas-skive dhe veshjet prej trikoje spikatin për teksturat e tyre të buta dhe modelin gjeometrik jacquard, të krijuar në bashkëpunim me markën italiane Alanui, që feston 10-vjetorin e saj. Përmes kontrasteve glossy-mat, Armani ofron fillime të reja që ruajnë trashëgiminë, me copa që priten të bëhen klasike të kultit, si denim-i mëndafshi dhe lëkura e dhelpërve me prekje velvet.

Giorgio Armani 2026, elegancë e pastër dhe thurje Italiane që

 



Stil, traditë dhe një nuancë të re të ndryshimit kjo është mënyra se si Armani shikon të ardhmen e modës së meshkujve.