KreuFashion

Erba Lulellari, ylli shqiptar që po ndryshon Botën e Modës!

Erba Lulellari është një dizajnere shqiptare 18-vjeçare, me një vizion të jashtëzakonshëm dhe një pasion të palodhur për modën. Rrugëtimi i saj nisi në moshën 14-vjeçare, kur vendosi të hapte një faqe në rrjetet sociale për të ndarë pasionin dhe kreativitetin e saj, një hap që lindi nga një klik në zemrën e saj dhe nga një zë i brendshëm që e udhëzoi: "Erba, mos e nguro brenda artin tënd, shprehe dhe tregoja botës, ajo ka nevojë për ngjyrat dhe stilin tënd të veçantë". Në fillim, shumë pyetje dhe frikë nga reagimet e audiencës e shoqëronin, por sot kjo nuk e ndikon më. Stili i saj mund të përshkruhet me tri fjalë: i pastër, i guximshëm, i veçantë. Ndërsa shumë dizajnere shprehin kreativitetin e tyre, Erba ka arritur të dallojë duke krijuar projekte ekstra, jo koleksione bazike, që lënë gjurmë të qëndrueshme dhe të paharrueshme në botën e modës. 

 

Erba Lulellari, ylli shqiptar që po ndryshon Botën e Modës!Erba Lulellari, ylli shqiptar që po ndryshon Botën e Modës!Erba Lulellari, ylli shqiptar që po ndryshon Botën e Modës!

Arritjet e saj janë rezultat i punës së palodhur dhe përkushtimit të përditshëm. Publikimi i parë ishte në Living.AI ku mori dorën e parë drejt suksesit. Pas saj erdhi publikimi radhës te Photobook Magazine në USA, ku u bë e vetmja vajzë shqiptare e moshës së re që arriti të prekë majat e modës ndërkombëtare që vazhdon edhe sot bën jehonë. Publikimi i tretë, në 4-Season Magazine, ishte një nga më të suksesshmet dhe më intensive, rezultat i tre muajve punë intensive gjatë verës, në shpërndarje fizike të pikëshitjeve në Kanada, Nju-Jork dhe Shqipëri (Tiranë). Pavarësisht pengesave, Erba ka treguar vendosmëri dhe kokëfortësi; ajo nuk ndalet derisa ëndrrat e saj të realizohen. 

 

 

Erba Lulellari, ylli shqiptar që po ndryshon Botën e Modës!Erba Lulellari, ylli shqiptar që po ndryshon Botën e Modës!

Dizajnet e saj janë shprehje e emocioneve më të thella: gëzim, hidhërim, mall, kujtime dhe fluturat në bark. Ajo krijon për ekspresionin e saj personal dhe vizionin unik, jo për famë apo vëmendje. Mesazhi kryesor i koleksioneve të saj është GUXIMI. Erba beson se ëndrrat realizohen me punë, forcë dhe vendosmëri, dhe se çdo individ e ka brenda vetes forcën për të arritur më shumë seç mendon. 

Revista “Bordo” ka qenë gjithmonë një ëndërr për Erbën, dhe tani ajo sjell vizionin e saj për janarin 2026, duke ndarë kreativitetin, energjinë dhe pasionin që e dallojnë nga çdo dizajn tjetër. Në pesë vitet e ardhshme, Erba synon të ndërtojë një brand global dhe një atelie të vetën, duke krijuar projekte ekstra dhe duke përfaqësuar Shqipërinë dhe emrin e saj në industrinë ndërkombëtare të modës. 

“Ëndërro shumë, puno fort dhe shkëlqe sa më shumë që mundesh”.