KreuFashion

Chloé, silueta femërore! 5 fakte që nuk i dinit!

E konsideruar si markë pioniere e konceptit të luksit, Chloé transmeton stilin tipik të vajzës franceze – delikate dhe romantike, por me një prekje paksa bohemiane. Përtej pamjes formale, ajo solli në fushën e modës një kontrast me brand-et e tjera, filozofi të cilën e ruan ende edhe sot.  

Origjina 

Chloé u themelua në vitin 1952 nga dizajnerja me origjinë egjiptiane-franceze Gaby Aghion. Qëllimi ishte të krijohej një markë “haute couture”, por në një formë më të arritshme për këdo. Katër vjet më pas, Chloé prezantoi koleksionin e parë në kafenenë parisiene Café de Flore. Origjina e emrit Chloé vjen nga emri i mikeshës së ngushtë së Aghion, e cila mishëronte stilin dhe elegancën që stilistja donte të shfaqte në punën e saj.  

Chloé, silueta femërore! 5 fakte që nuk i dinit!

 

 

Chloé girl 

Që në fillimet e saj marka reflektoi një frymë moderne, me silueta femërore dhe elegante, në kontrast me trendet e kohës. Nën drejtimin e Karl Lagerfeld, shtëpia e modës krijoi “Chloé girl”, duke u bërë sinonim i stilit femëror, romantik dhe delikat. Për plot 22 vite Lagerfeld e riinterpretoi stilin e markës drejt një pamje të butë, duke përfshirë në koleksione veshje voluminoze, printime dinamike dhe referenca stili bohemian.  

 Chloé, silueta femërore! 5 fakte që nuk i dinit!

 

Çanta Nili 

Me kalimin e kohës, Chloé u zgjerua nga prêt-à-porter tek aksesorët e luksit duke dizajnuar çanta, këpucë dhe aksesorë të tjerë dedikuar për gruan moderne, gjithnjë me një nuancë romantike dhe delikate. Edhe pse një nga çantat më të pëlqyera të markës është Paddington, ajo më ikonike mbetet Nili. E dizajnuar nga Clare Waight Keller, çanta në formë gjysmëhëne ka një byzylyk të madh të rrumbullakët dhe një rrip lëkure vintage. 

 

Sandalet Woody  

Sandalet dhe këpucët që mbajnë firmën Chloé kanë qenë gjithmonë të dizajnuara ndryshe, nga balerinat Lauren te çizmet Nama dhe Susanna, por ato më ikoniket dhe më të dallueshmet janë shapkat Woody me logon e gdhendur. Edhe pse kanë një platformë të thjeshtë prej druri dhe një rrip të qëndisur sipër, janë një zgjedhje ideale për sezonin e verës, por nga krahu tjetër edhe një aksesor tejet modern dhe luksoz.  

Chloé, silueta femërore! 5 fakte që nuk i dinit!

 

Parfumeria 

Përpos veshjeve dhe aksesorëve, departamenti i parfumerisë së Chloé u bë shumë i njohur për koleksionet e saj unike. Disa nga parfumet më ikonike janë "Chloé Eau de Parfum Naturelle" dhe "Chloé Love Story", por një prej atyre që ka shënuar histori mbetet Chloé Naturelle - një version delikat me bazë trëndafilin përzier me organikisht me citrinë dhe dru kedri, duke dhuruar një aromë të pastër, por edhe të sofistikuar.

Chloé, silueta femërore! 5 fakte që nuk i dinit!