Në zemër të Paris, në ambientet ikonike të Shangri-La Paris, Frida Xhoi & Xhei prezantoi një vizion të jashtëzakonshëm couture gjatë Paris Fashion Week 2026–2027, duke shndërruar sfilatën në një ëndërr të gjallë të elegancës, artit dhe fuqisë së grave.
Kjo shfaqje e veçantë erdhi si një homazh ndaj brezave të femrave që frymëzojnë dhe krijojnë trashëgimi në botën e modës. Me rastin e 8 Marsit, dita ndërkombëtare e grave, Frida Beja ndau momentin e parë të kësaj shfaqjeje magjike, duke simbolizuar pasionin, elegancën dhe të ardhmen e markës së tyre.

Një sfilatë me punime përallore të veshura nga dy modelet e zemrës së stilistes, vajzat e saja, Xhoi dhe Xhei sollën punimet në një tjetër nivel. Fustane nusërie dhe jo vetëm ishin qepur me kujdes dhe me plot dashuri, duke nxjerr në pah anën femërore si hyjnore dhe magjike. Një brand dhe emër që shkon përtej kufjive dhe na bën krenar të gjithë shqiptarëve.

Përveç spektaklit, disa ditë intensive përgatitjeje dhe prova sollën emocionet e vërteta: entuziazëm, mirënjohje dhe krenari. Shfaqja nuk ishte vetëm një event mode, por rezultati i përkushtimit, punës në ekip dhe besimit në vizionin e tyre.
Frida Xhoi & Xhei falënderuan të gjithë ata që i mbështetën dhe i besuan, duke premtuar se kjo është vetëm fillimi i një serie momentesh të paharrueshme në Paris Fashion Week 2026–2027.



