Nga dominimi i ngjyrës vjollcë te vijat, ndikimi i viteve ’90-të dhe veshjet transparente. Përgatitni gardërrobën tuaj për ditët e ngrohta të pranverës, me një stil autentik.
Vijat përtej klasikes
Vijat vijnë e shkojnë në veshjet e meshkujve, por këtë vit ato nuk janë aspak parashikueshme. Nga xhaketat te këmishët, vijat luajnë me shkallëzime të theksuara dhe nuanca që thyejnë monotoninë, duke ofruar një pamje moderne nga koka te këmbët.

Lavander & Vjollcë: Dimensioni Mistik
Ky sezon ju fton të flirtoni me të gjithë gamën e vjollcës. Nga nuancat e forta te tonet e buta të lavandës, kjo ngjyrë dhuron një efekt magjepsës dhe plot dritë. Mund ta vishni si një "total look" ose pjesërisht për të thyer veshjet neutrale.

Nostalgjia e Viteve ’90-të
Një vështrim i rafinuar mbi vitet 1990 vjen përmes siluetave ekstreme dhe rrobaqepësisë luksoze. Ky trend rikthen format e personalizuara, duke i dhënë nostalgjisë një prekje moderne dhe shumë cilësore.
Transparenca dhe Lëkura Romantike
Transparenca mbetet arma përfundimtare e joshjes, me këmisha që vishen direkt mbi lëkurë për një efekt provokues. Ndërkohë, lëkura braktis stilin "rock" për t'u shndërruar në një version më të butë dhe romantik, me prerje që theksojnë siluetën dhe paleta ngjyrash plot shkëlqim.
Terapi Blu dhe Lule 3D
Nëse moda pasqyron humorin, bluja është terapia e duhur – një nuancë optimiste që shkon nga eleganca e viteve '40 deri te format sportive. Për ata që duan guximin, lulet nuk janë thjesht printime, por skulptura maksimalliste 3D që transformojnë çdo fustan në një vepër arti.

Sports Class & Super Kostume
Stili sportiv integrohet me prerjet "chic", duke ruajtur klasin edhe në veshjet më komode. Ndërsa kostumet vijnë në përmasa "oversize": supe të ekzagjeruara dhe pantallona të gjera, duke vërtetuar se struktura e fortë nuk do të thotë domosdoshmërisht ngurtësi.

Dallgë Thekësh dhe Night Mood
Thekët dhe tufat e fijeve nuk janë më vetëm për pistën e vallëzimit, por shfaqen në veshje sensuale me nuanca vibruese. Si përfundim, stili i dhomës së gjumit del në dritë të diellit: këmishat e mëndafshta dhe pizhama-stilet marrin një elegancë luksoze të përshtatshme për trotuaret e qytetit.

