Pas një mungese dyvjeçare, dizajneri legjendar John Galliano rikthehet në skenën e modës përmes një partneriteti dyvjeçar me Zara, ku do të “ri-autorizojë” arkivat e markës. Kjo shënon rikthimin e tij pas shfaqjes spektakolare Artisanal për Maison Margiela në 2024.
“I kam kuruar disa nga arkivat e fundit të Zara-s,” tha Galliano për Vogue gjatë Javës së Modës në Paris. “Ideja është t’i ri-autorizoj ato.” Partneriteti u nis përmes bisedave me Marta Ortega Perez, kryetaren e Inditex, kompania mëmë e Zara-s, me të cilën Galliano ka zhvilluar një miqësi përmes ekspozitave të Fondacionit MOP në A Coruña, Spanjë.
Që nga marrja e detyrës si kryetare në 2022, Zara ka bashkëpunuar me dizajnerë si Narciso Rodriguez dhe Stefano Pilati, si dhe ka lansuar koleksione me figura të njohura si Kate Moss. Megjithatë, partneriteti me Galliano është i veçantë sepse do të zgjasë dy vite.

Galliano shprehet: “Është diçka që nuk e kam bërë më parërisia dhe procesi i krijimit më emocionojnë. Edhe me ekipin tim, çdo ditë duhet të kujtoj: Ne po ri-autorizojmë, nuk është kjo ose ajo.”


Ai ka kaluar dy vitet e fundit duke vizituar muze, duke ecur në natyrë dhe duke u rikthyer tek instinkti i tij kreativ. Tani po punon fshehurazi në një atelie pranë Parisit. Galliano thotë se krijimet e tij janë “të informuara nga forma dhe proporcioni, përtej gjinisë dhe stinëve.”
Koleksioni i parë do të arrijë në dyqane në shtator. “Të ofrosh modë përmes një platforme kaq të madhe është emocionuese, dhe resurset që kanë janë po aq emocionuese,” shton Galliano.
